Krijimi i Gjykatës Komerciale do të zvogëlojë kohëzgjatjen e tanishme të procedurave gjyqësore me të cilat ballafaqohen bizneset dhe një herësh kjo gjykatë do të ofrojë qasje më të lehtë në drejtësi dhe zgjidhjen e rastit në kohën e arsyeshme.
Kështu u tha gjatë takimit të sotëm që pati ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me anëtarët e Odës Ekonomike Gjermano në Kosovare, me të cilët bisedoi për fuqizimin e sektorit të sundimit të ligjit, me theks të veçantë në krijimin e ambientit të përshtatshëm për të bërit biznes.
Ministri Tahiri ka bërë të ditur se në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, ka përfunduar analiza e segmentit të drejtësisë komerciale, e cila fuqishëm ka rekomanduar krijimin e një gjykate të veçantë që do adresonte vetëm çështjet e aktorëve të biznesit.
“Përmes krijimit të Gjykatës Komerciale, do të mundësohet krijimi i një adrese të vetme për zgjidhjen e rasteve komerciale, e cila do mblidhte gjyqtarë të profilizuar për zgjidhjen e rasteve të këtilla. Po kjo Gjykatë do të zvogëlojë kohëzgjatjen e tanishme të procedurave gjyqësore me të cilat ballafaqohen bizneset në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Mbi të gjitha, kjo Gjykatë do ofrojë qasje më të lehtë në drejtësi dhe zgjidhjen e rastit në kohën e arsyeshme, parime këto themelore të një gjyqësori efikas dhe shteti ku sundon sundimi i ligjit”, ka thënë ministri Tahiri.
Ai është shprehur i kënaqur që platforma e Rishikimit Funksional iu ka mundësuar bizneseve krijimin e hapësirës ku mund të shprehin problemet me të cilat ballafaqohen dhe së bashku me aktorë tjerë të gjyqësorit, shoqërisë civile e partnerëve ndërkombëtarë, të diskutojnë mbi zgjidhjet potenciale që do të përmirësonin gjendjen aktuale në kuadër të këtij sektori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fermerët duhet të jenë të gatshëm për organizimin e tregut të përbashkët deri më 2030
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën