LAJMI I FUNDIT:

Ministri Tahiri: Funksionalizimi i Dhomës së Posaçme do të ndikojë në ritmin e procesit të privatizimit

Ministri Tahiri: Funksionalizimi i Dhomës së Posaçme do të ndikojë në ritmin e procesit të privatizimit

Brenda pak ditësh do të funksionalizohet Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, gjë që do të mundësojë edhe zgjidhjen e mbi 21 mijë lëndëve që tash e sa vite janë në pritje.

Kështu deklaroi ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në një konferencë për media pas vizitës që pati së bashku me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.


Ai bëri të ditur se tashmë është hapur konkursi për 7 gjyqtarë të ri dhe ky numër i tyre do të shkojë duke u rritur. E sipas tij, funksionalizimi i Dhomës së Posaçme do të ndikojë në ritmin e procesit të privatizimit.

Tahiri tha se është lajm i mirë që ky ligj do të dekretohet nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe qytetarët do të kenë zgjidhje për çështjet e tyre.

“Kjo dhomë tashmë pritet të funksionalizohet shumë shpejt, është çështje e ditëve. Çështjen e reduktimit të gjyqtarëve të ri, konform ligjit të ri, do ta udhëheq Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Do të rritet numri i gjyqtarëve që do të jenë në këtë dhomë, pastaj çështja tjetër që u ndërlidh me këto, mandati i kësaj dhome është i përcaktuar me ligj. Aktualisht e kanë hapur konkursin për 7 dhe do të hapen edhe konkurse të reja, që do të angazhohen edhe gjyqtarë të ri. Do të ketë aq sa është e nevojshme që në kohë rekorde të analizohen këto lëndë”, tha ai.

Tahiri premtoi se Qeveria e Kosovës do të ndajë buxhet aq sa kërkon Këshilli Gjyqësor për funksionalizimin e kësaj dhome.

“Tashmë kemi hyrë në rrugë të drejt, në funksionalizimin e kësaj dhome, në lirimin e këtyre, besoj se do të jenë mbi 100 mijë euro në realizimin e interesave të punëtoreve për 20 për qind të pagave e kështu me radhë”, u shpreh Tahiri.

Sipas tij, funksionalizimi i kësaj Dhome do të ndikojë direkt edhe në ritmin e punës së procesit të privatizimit.

“Tash e një vit ka qenë procesi i bllokuar si rezultat edhe i përplasjeve tona politike dhe mospajtimit për mënyrën e organizimit të Dhomës së Posaçme të gjykatës Supreme. Lajm i mirë është që sot ose nesër, ky ligj do të dekretohet nga presidenti i Republikës së Kosovës… Në anën tjetër, puna e kësaj Dhome të Posaçme ndikon direkt në ritmin e punës të procesit të privatizimit”, tha Tahiri.

Kryetari i Dhomës së Posaçme, Sahit Sulejmani, tha se pas aprovimit në lexim të dytë të projektligjit për Dhomën e Posaçme, ka nevojë të plotësohet pozita për gjyqtarë dhe me staf mbështetës.

Për Gjykatën Supreme, Sulejmani tha se vizita e ministrit Tahiri është një përkrahje dhe premtim për bashkëpunim të mëtutjeshëm për funksionalizim të Dhomës së Posaçme.

“Njoftuam ministrin dhe përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor se Dhoma e Posaçme tash pas aprovimit në lexim të dytë të Ligjit të Dhomës së Posaçme, ka nevojë të plotësohet pozita për gjyqtarë, sidomos staf mbështetës dhe kështu do të përmbushen obligimet në kuptim të funksionalizimit sa më të shpejtë të Dhomës së Posaçme dhe zgjidhjes së 21 mijë lëndëve në pritje sa ka aktualisht Dhoma e Posaçme”, u shpreh ai.

Ndryshe, janë mbi 21 mijë lëndë që presin të trajtohen në Dhomën e Posaçme në Gjykatën Supreme të Kosovës. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Kalo në kategori