Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, priti në takim ambasadorin e Katarit në Tiranë, jo-rezident në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.
Ministri Shala e falënderoi ambasadorin Al Marri për ndihmën që ka dhënë Katari për Kosovën, duke kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy vendeve të kalojë në një nivel tjetër.
Ai theksoi se Kosova është e interesuar që të ketë investitorë nga Katari, duke shtuar se Ligji për Investime Strategjike, që tashmë është funskionalizuar, ofron kushte shumë të mira për investitorët potencialë.
Ndërsa, ambasadori Al Marri tha se është nder dhe kënaqësi për të që është në Kosovë, duke rikonfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe të mbështetjes së mëtutjeshme për Republikën e Kosovës.
Ai tha se ka ardhur në Kosovë për përforcimin marrëdhënieve në mes të dy shteteve, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në nivelin ekonomik. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre