Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka siguruar qytetarët e Kosovës, se ministria që ai drejton do të jetë e përkushtuar në rritje të prodhimit vendor.
Gjatë vizitës në kompaninë M-Technologie, që është njëri nga eksportuesit më të mëdhenj të Kosovës, ministri Shala, po ashtu ka ndarë mirënjohje për këtë kompani për shkak të ndikimit të rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Sot me kënaqësinë më të madhe kam vizituar një prodhues të vendit tonë, një kompani e cila punon me standarde evropiane, një kompani e mirënjohur, një prodhues i vendit tonë i cili përmbi 75% të produkteve të cilat i prodhon i ka për eksport. Unë si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, kompanisë në fjalë, pronarit, në emër të Ministrisë i ndava mirënjohje për kontributin që kompania në fjalë është duke bërë për zhvillimin e vendit tonë, për rritjen e punësimit, e njëkohësisht edhe rritjen e eksportit”, theksoi ministri Shala.
Ai ka siguruar se MTI do të jetë avokati i bizneseve të Kosovës e me këtë rast avokati kryesor edhe i prodhimit të vendit tonë.
Ndërsa drejtori i kompanisë, Rrustem Pacolli ka falënderuar ministrinë Shala për vizitën dhe përkrahjen, duke besuar në mbështetjen e MTI-së në kërkesat e tyre që i kanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
AKP shpall qiradhënie të 233 objekteve dhe tokave atraktive në të gjitha rajonet e Kosovës
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona