LAJMI I FUNDIT:

Ministri serb: Rusia do të përdor veton ndaj iniciativës britanike lidhur me raportimet për Kosovën në KS të OKB

Ministri serb: Rusia do të përdor veton ndaj iniciativës britanike lidhur me raportimet për Kosovën në KS të OKB

Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, vlerëson se takimi i ardhshëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentit rus Vladimir Putin, një ditë pas inaugurimit të këtij të fundit, është e rëndësishme dhe tregon se ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, por edhe një tregues me rëndësi së madhe që Rusia i kushton Serbisë.  Ai tha se temë e bisedimeve në këtë takim do të jetë edhe Kosova.

“Vuçiq është dashur të jetë në inaugurimin e Putinit, por për shkak të takimit të aranzhuar më herët me Presidentin e Turqisë, Erdogan, ai nuk mund të marrë pjesë, por është një gjë e madhe që  menjëherë pas inaugurimit, do të marrë pjesë në Ditën e Fitores, dhe do të jetë së bashku me presidentin Putin”, tha Popoviq për televizionin shtetëror serb RTS, përcjell Telegrafi.


Sipas tij, temë e pashmangshme për të cilën të do të bisedojnë dy presidentët do të jetë integriteti territorial i Serbisë, në lidhje me çështjen e Kosovës.

Siç pritet, një nga temat e takimit duhet të jetë edhe synimi i Mbretërisë së Bashkuar për të ndërmarrë iniciativën që mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën të mbahen me dyer të mbyllura.

Britania muajin e ardhshëm do të marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kurse Popoviq potencon se kjo ide nuk do të kalojë pranë vetos ruse, e cila do të ndodhë nëse Serbia do t’ia kërkojë një gjë të tillë.

“Putin në takimin e kaluar, kur ishim në Kremlin, i shprehu gatishmërinë Vuçiqit për ta mbështetur plotësisht Republikën e Serbisë për të gjitha çështjet që lidhen me Kosovën, madje edhe për t’u angazhuar në procesin e negociatave nëse Serbia e kërkon. Por, është e rëndësishme të thuhet se Serbia në të gjitha takimet ndërkombëtare platformat duhet të flas për Kosovën. Këtë çështje ta mbajë gjithmonë të hapur, e Këshilli i Sigurimit i OKB-së është vendi i duhur për këtë”, tha Popoviq.

Ai rikujtoi se Putin e ka ndihmuar shumë Serbinë në 18 vitet e fundit, duke potencuar kontributin e tij për të parandaluar heqjen e Rezolutës 1244, dhe vendosjen e vetos ndaj përpjekjes për të shpallur serbët si një komb gjenocidal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Lajme
Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Lajme
Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Kronika e Zezë
Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Lajme
Kalo në kategori