LAJMI I FUNDIT:

Ministri i ri Muzafer Shala thotë se Kosova do të bëhet qendër e inovacionit në Ballkan

Ministri i ri Muzafer Shala thotë se Kosova do të bëhet qendër e inovacionit në Ballkan

Ministri i ri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sot zyrtarisht ka pranuar vendimin nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për të shërbyer si ministër i ri i Inovacionit.

Shala ka falënderuar Partinë Demokratike të Kosovës për besimin e dhënë, ai ka thënë se Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për fuqizim të ndërmarrësisë dhe inovacionit, si mundësi reale për zhvillim dhe prosperitet.


Muzafer Shala, emërohet ministër i ri i Inovacionit
Lexo po ashtu Muzafer Shala, emërohet ministër i ri i Inovacionit

Tutje ministri ka pohuar se Kosova ka talent dhe potencial, ai është zotuar që së bashku me ekipin e tij do të punojnë drejtë që këtë potencial ta orientojnë në zhvillimin ekonomik dhe ngritje të mirëqënies, transmeton Telegrafi.

Shala, në fund të shkrimit ka potencuar se do të kujdeset për start up inovative që ta kenë përkrahjen maksimale që ato të rriten e të gjenerojnë punësim, duke shtuar se ai do të punojë që të ndërlidhen sa më shumë akademinë me ekosistemin e ndërmarrësisë në mënyrë që Kosova të bëhet qendër e inovacionit në Ballkan.

Gjithashtu ai ka pohuar që në të njëjtën kohë, do të kujdeset që në të gjitha përpjekjet të jenë sa më transparent.

Në fund të shkrimi ministrit ka thënë se, me besim te vetja, familja e shoqëria, ai po nis rrugën drejtë zhvillimit për një Kosovë ku mbështeten idetë e inovatorëve dhe ndërmarrësve të rinj, dhe se problemet e vjetra do t’i mundin me ide të reja bashkë me djemtë e vajzat më të mirë të këtij vendi.

Ai ka thënë  që së bashku kemi fuqinë për të ndryshuar të tashmen dhe ndërtuar të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori