LAJMI I FUNDIT:

Ministri Reçica: Qytetarët që punuan jashtë Kosovës po i realizojnë të drejtat e tyre

Ministri Reçica: Qytetarët që punuan jashtë Kosovës po i realizojnë të drejtat e tyre

Pas tetë vitesh ndërprerje të marrëveshjes për sigurime sociale me Zvicrën, Kosova nënshkroi një marrëveshje duke i hap rrugë realizimit të së drejtave të qytetarëve sa i përket pensioneve të moshës, familjare dhe atyre invalidore të punës.

Marrëveshja sipas ministrit Skender Recica do të garantojë këto të drejta të qytetarëve të të dyja shteteve pret ratifikimin e të dyja parlamenteve.


Ministri Reçica tha se marrëveshja është nënshkruar pas një procesi të gjatë, e ku do tu mundësoj qytetarëve që t’i marrin kontributet e tyre.

“Ratifikimi i marrëveshjes nga parlamentet e të dyja shteteve pritet të bëhet në fillim të vitit 2019 kur mund të presim rrjedhimisht të procedohen pagesat e para. Shumë nga qytetarët tanë që kanë punuar me vite në Zvicër së shpejti do të nisin ti gëzojnë pensionet e përcaktuara në marrëveshje. Të drejtat e tyre, qytetarët do të mund ti realizojnë nga vendi i origjinës, pas pasur nevojë të lajmërohen në shtetin përkatës”, tha Reçica për Telegrafin.

Kjo është marrëveshja e dytë në fushën e sigurimeve shoqërore e nënshkruar këtë vit. Në shkurt të vitit 2018, ministri Reçica bashkë me ministren belge të Punëve Sociale dhe Shëndetit Publik, Maggie De Block kishin nënshkruar marrëveshjen e parë ndërkombëtare për sigurime sociale mes Kosovës dhe Belgjikës, në një ceremoni rasti në Bruksel.

Marrëveshje të ngjashme ministri thotë se pritet të lidhen edhe me disa shtete me të cilat janë në negociata, duke i hapur kështu rrugë realizmit të së drejtave të qytetarëve për përfitim të pensioneve dhe njohje të kontributit të dhënë në shtetet përkatëse.

Veçmas marrëveshjeve për sigurime sociale, kreu i MPMS-së thotë se është duke punuar fort edhe për lidhje të marrëveshjeve për punësim sezonal me disa shtete të BE-së dhe më gjerë, në kuadër të përpjekjeve për rritje të punësimit.

“Jemi në prag të lidhjes së marrëveshjes për punësim sezonal me shtetin e Maltës të cilën pritet ta kemi shumë shpejt”, tha i pari i MPMS-së.

Ministri Skender Reçica ka treguar se është në bisedime të ngushta edhe me disa shtete tjera sa i përket punësimit sezonal dhe shumë shpejt pritet të ketë lajme të mira në këtë drejtim. /Telegrafi/