Në kuadër të vizitave në Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, vizitoi edhe qendrat në Gjilan dhe Ferizaj, ku pa nga afër shumë të rinj e të reja duke ndjekur kurse të aftësimit në fusha të ndryshme, si: zdrukthëtari, administrim biznesi, saldim, dizajn, hotelieri, etj.
Përfaqësuesit e të dy qendrave falënderuan ministrin për vizitën dhe interesimin që po tregon në promovimin dhe fuqizimin e qendrave të aftësimit dhe riaftësimit profesional.
Nga të rinjtë, disa nga ta me studime pasuniversitare të përfunduara, ministri u njoftua në detaje rreth njohurive që ata po përfitojnë në trajnimet që po ndjekin në këto qendra.
Në Gjilan, ministri takoi edhe Lavdrim Hysenin, i certifikuar në dizajn grafik dhe i punësuar në biznesin “Luli 93”, i cili tregoi se aftësimi i përfituar në QAP i ka ndihmuar për të gjetur një vend pune.
Ministri Reçica u shpreh i kënaqur nga puna që pa në këto qendra dhe nga vullneti i të rinjve për punë. “Sot isha në QAP në Gjilan dhe Ferizaj dhe mund të them se jam i kënaqur nga puna që pash në këto qendra. Takova shumë të rinj e të reja të cilët kanë përfunduar studimet universitare dhe kanë zgjedhur të vizitojnë këto qendra për t’u aftësuar në profile të ndryshme, si dhe u njoftova nga përfaqësuesit e qendrave se shumica e të certifikuarve arrijnë të gjejnë punë apo hapin bizneset e tyre më pas”, tha ministri.
Reçica tha se aftësimi dhe riaftësimi profesional, në kuadër të masave aktive të tregut të punës, janë mundësi e jashtëzakonshme për të gjetur një vend pune dhe bëri thirrje që të vizitohen sa më shumë këto qendra për të ndjekur trajnimet dhe për tu aftësuar në një laramani profilesh që ofrohen në QAP. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Alarmon Rafuna, bën thirrje për veprime urgjente të Qeverisë për të mbrojtur ekonominë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend