LAJMI I FUNDIT:

Ministri Peleshi informon mbi situatën e përmbytjeve në veri të Shqipërisë: Reshjet po zhvendosen në jug

Ministri Peleshi informon mbi situatën e përmbytjeve në veri të Shqipërisë: Reshjet po zhvendosen në jug

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha sot se reshjet e shumta që mund të shkaktojnë probleme po zhvendosen në jug të vendit, pas një situate të rënduar prej disa ditësh në veri.

Në një komunikim për gazetarët, Peleshi sqaroi se thuajse tre të katërtat e sipërfaqes në zonat e përmbytura është liruar nga ujërat.

“Kanë vijuar reshjet me intensitet mesatar në veri, problemet e përmbytjeve janë ende prezente. Thuajse ¾ e sipërfaqes është liruar. Dy qarqet më të prekura janë Shkodra dhe Lezha. Në Shkodër janë të evakuuar 22 familje, 83 persona, nga 318 që ishin në fillim dhe nuk ka asnjë banesë nën ujë, por kanë mbetur 1305 hektarë të përmbytur”, tha Peleshi.

“Në Lezhë janë 1300 hektarë të përmbytur, 4 banesa nën ujë. Duket se reshjet po kalojnë në jug, ku pritet të ketë prurje të larta në lumenjtë Drinos dhe Shushicë”, shtoi ai.

Peleshi u bëri thirrje bashkive që të monitorojnë rezervuarët në administrim të tyre dhe të dërgojnë projekte për mbrojtjen e tyre nga prurjet e ujit.

“Vëmendje për bashkitë që të përgatiten për buxhetin që vjen për investime në rezervuarve. Po punojmë prioritet, bonus apo orientim për projektet që do të paraqiten nga bashkitë për rezervuarëve. I ftoj të dërgojnë projekte”, shtoi Peleshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori