LAJMI I FUNDIT:

Ministri Murati thotë se ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri

Ministri Murati thotë se ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë se përkundër sfidave botërore, ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri.

Murati me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se trendi i qarkullimi të bizneseve në vend ka shënuar rritje.


“Përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke vazhduar zgjerimin edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend”, shkruan Murati.

Po ashtu, ai ka përmendur disa nga veprimet që ka marr Qeveria e Kosovës gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/