LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës po merr pjesë në Forumi Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës po merr pjesë në Forumi Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ministri i Mbrojtjes i  Kosovës, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, Kanada.

Ky forum në fokus ka çështje të sigurisë, me të cilat po përballet sot Aleanca e Atlantikut të Veriut dhe shtetet e tjera të cilat kanë përqafuar vlerat e përbashkëta të saj.


I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, Atasheu i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Kanada, Kolonel Berat Shala, ministri Maqedonci do të marrë pjesë në disa nga sesionet e kësaj konference, ndërsa në margjinat e këtij forumi planifikohet realizimi i takimeve bilaterale me homologë pjesëmarrës.

 Forumi i Sigurisë Halifax këtë vit mbledh rreth 300 pjesëmarrës ndërkombëtarë nga fusha e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe politikës, përfshirë këtu ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra të mbrojtjes, shefa të mbrojtjes, senatorë dhe parlamentarë nga mbarë bota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori