LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lluka zbulon veturën e parë elektrike “Nissan Leaf” në panair, premton heqjen e TVSH-së

Ministri Lluka zbulon veturën e parë elektrike “Nissan Leaf” në panair, premton heqjen e TVSH-së

Panairi i veturave ‘Prishtina International Autoshow 2019’, zyrtarisht është hapur sot në sallën e Panaireve në Shkabaj.

Aty po prezantohen shumë brende me modelet më të reja, ku disa prej tyre patën premierën botërore në panairet më prestigjioze, ndërsa sot, pak muaj më vonë, po prezantohen edhe për publikun kosovar.

Gjatë hapjes, prezent ishte edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili morri pjesë edhe në zbulimin e veturës së parë elektrike në tregun kosovar – Nissan LEAF, ndërsa bëri edhe një zotim publik lidhur me veturat si Leaf, të cilat janë 100% elektrike dhe miqësore me ambientin.

Lluka deklaroi se shumë shpejtë pritet që në vendin tone të hiqet TVSH-ja për veturat elektrike, gjë e cila do të ndikojë në uljen e çmimit të këtij lloji të veturave.

Ai u ndal më gjatë tek modeli i parë i veturës elektrike Nissan Leaf, i cili u prezantua në tregun kosovar.

Nissan LEAF është vetura më e shitur elektrike në botë e të gjitha kohërave, dhe tani po ofrohet edhe për tregun Kosovar nga përfaqësuesi i Nissan për Kosovë – AutoMita.

LEAF është veturë 100% elektrike dhe mund të bëjë deri në 389 kilometra me një rimbushje, derisa rimbushja me rrymë elektrike do të kushtojë më pak 0.50 euro për 100 kilometra, gjë e cila e bën shumëfish më të volitshëm se sa ngasja e një veture të zakonshme.

Gjatë zbulimit të Nissan Leaf, ministri Lluka tha se “ky sektor vazhdon të jetë i rëndësishëm për vendin sa i përket është ndër punëdhënësit kryesorë, ajo çfarë duhet te fokusohemi është e ardhmja në makinat elektrike dhe për këtë do ta heqim TVSH-në sa i përket makinave elektrike, sepse këtu ka benefite të shumta. Jemi duke punuar që të bëjmë edhe mbushës të tjerë në tërë Kosovën dhe shpresojmë që do ta bëjmë më të qasshme infrastrukturën”, ka thënë Lluka.

Panairi do të jetë i hapur çdo ditë, nga data 2 deri 5 maj, në sallën e Panaireve në Shkabaj.

Krahas automjeteve që kishin zënë pjesën kryesore të hapësirës prej mbi 2,000 metra katrorë, prezente ishin edhe kompani të tjera të cilat kanë lidhje me industrinë e automobilizmit si banka e institucione financiare, kompani të pajisjeve, vajrave dhe aksesorë për automjete. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto

"A e dini pse ju ndaluam?"- si t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje të policisë rrugore

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
Kalo në kategori