Ministri në detyrë i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, sot në konferencën “Java për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kosovës”, tha se qytetarët nuk janë më konsumues, por burim i energjisë.

Sipas njoftimit, Lluka tha që Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për energji të ripërtëritshme.

“Qytetarët nuk janë më konsumues, por burim i energjisë. Çdo çati e shtëpive, paraqet potencial të jashtëzakonshëm për të gjeneruar energji elektrike për vetkonsum. Sot, legjislacioni Kosovar e përkrahë mundësinë e deponimit të tepricës energjetike në rrjetin e distribuimit, për ta përdorur atë kurdo që qytetari ka nevojë”, tha Lluka gjatë konferencës.

Ai shtoi se e njëjta vlen edhe për bizneset që operojnë në Kosovë, por fatkeqësisht, akoma nuk kanë gjetur përkrahjen e duhur nga rregullatori i energjisë në Kosovë.

Bie industria nxjerrëse Bie industria nxjerrëse

“Edhe bizneseve duhet të ju jepet mundësia të gjenerojnë energji elektrike nga panelet solare dhe të deponojnë në rrjetë të distribuimit aq sa është pëlqimi energjetik dhe jo të limitohet në 100 kë, sa është e rregulluar tani. Kjo hapë mundësinë që të gjenerohen qindra megavat energji elektrike”, shoi ai.

Java për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovës është konferencë vjetore që organizohet në bashkëpunim me Komisionin Evropian, Qeverinë Gjermane, Balkan Green Foundation dhe INDEP, ku qëllimi kryesorë është të afroj ekspertë nga fusha e energjisë dhe ambientit për të diskutuar të ardhmen e vendit në këto fusha. /Telegrafi/