Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutoi rreth mundësive për bashkëpunim ekonomik në sektorët të cilat mbulon MZhE.
Ministri Lluka falënderoi ambasadorin Ali Bin Hamad Al Marri për vizitën me që rast e njoftoi rreth fushëveprimit të ministrisë së zhvillimit ekonomik dhe kërkoi që të shqyrtohen mundësitë që të rritet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Katarit.
“Ministria e zhvillimit ekonomik vepron në disa sektorë ndër to energjia, teknologjia informative, minierat dhe energjia fusha në të cilat ka potenciale të mëdha dhe qe janë të hapura për investime. Shfrytëzoj rastin të ju bëjë thirrje të shikoni mundësitë të cilat ofrohen në këto fusha dhe të ftohen bizneset nga Katari që të investojnë”, u shpreh Lluka.
Në anën tjetër ambasadori Ali Bin Hamad Al Marri tha se është i lumtur që po e viziton Kosovën dhe e falënderoi ministrin Lluka për pritjen dhe informimin rreth gjendjes në sektorët që ministria mbulon, ku tha se do të shihen mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Katarit dhe Kosovës.
Poashtu temë e diskutimit ishte edhe sektori i ujërave të Kosovës me synim që të tërhiqen investime nga Katari.
Në fund ministri Lluka ndau një dhuratë për ambasadorin joresident të Katarit Ali Bin Hamad Al Marri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi