LAJMI I FUNDIT:

Ministri Latifi premton ligjin për transplantim të veshkave

Ministri Latifi premton ligjin për transplantim të veshkave

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Shoqata e Nefrologëve të Kosovës, me rastin e Ditës Botërore të Veshkave

Me këtë rast, ministri Latifi, tha se nefrologjia duhet të ngritët në nivelin më të lartë shkencor dhe klinik duke u mundësuar metodat më të reja të teknikës së dializës peritoneale mobile në shtëpi.


“Së bashkë kemi shumë punë përpara, dhe njëherësh e çmoj dhe vlerësoj punën e secilit. Pacienti është primar në punën tonë dhe në qendër të vëmendjes”, u tha Ministri Latifi profesionistëve të pranishëm në shënimin e kësaj dite.

Në këtë konferencë, ministri Latifi, përmendi edhe shtatë shtyllat kryesore të Ministrisë që ai drejton, duke veçuar formimin dhe funksionalizimin e qendrave të ekselencës dhe shërbimet e avancuara klinike, sidomos shërbimet e transplantimit të veshkave, ku kjo çështje do të rregullohet me ligj.

Në këtë konferencë, nga të pranishmit u diskutua edhe për patologjitë e trashëguara të veshkave dhe uro-traktit te fëmijët, vaksinimi kundër COVID-19 i pacientëve me dializë, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori