Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet politike, liberalizimin e vizave dhe stabilitetin rajonal.
Në njoftimin për media thuhet se kryediplomati Radman, pasi e uroi kryekuvendarin Konjufca për detyrën dhe konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, nënvizoi se Kroacia dhe Kosova janë dy vende miqësore dhe shprehu qëndrimin e shtetit kroat për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës, me theks të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e saj euroatlantike.
Në takim, veç tjerash, u bisedua edhe për pandeminë, hapat për sigurimin e vaksinave dhe domosdoshmërinë e imunizimit të qytetarëve tanë, me ç’rast kryediplomati kroat konfirmoi se Kroacia ka siguruar 10 mijë vaksina anti-Covid për Kosovën.
Nga ana e tij, kryekuvendari Konjufca ka falënderuar kryediplomatin Radman për përkrahjen që shteti kroat i ka dhënë ndër vite Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese, duke vënë pah se Kroacia fqinje është një shtet mik dhe se vendi ynë është i përkushtuar të avancojë marrëdhëniet dypalëshe.
I pari i Kuvendit, duke vlerësuar lart kontributin e Kroacisë, u shpreh se orientim afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet perspektiva evropiane dhe anëtarësimi në NATO e organizata tjera ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Moti i keq, Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë në Bulqizë
Bora arrin deri në 50 centimetër trashësi, mbyllen 30 shkolla në juglindje të Shqipërisë
Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima u vra në sy të bashkëshortes, policia dyshon për konflikte brenda rrethit familjar
Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Reshje bore dhe ulje të temperaturave - cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Kushtet e vështira atmosferike në Kosovë, apelohet për kujdes të shtuar gjatë ngasjes
Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet - i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania