LAJMI I FUNDIT:

Ministri Krasniqi viziton Zyrën për Komunitete në Zubin Potok dhe disa pika doganore

Ministri Krasniqi viziton Zyrën për Komunitete në Zubin Potok dhe disa pika doganore

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, njoftoi të premten se ka vizituar Zyrën për Komunitete në Zubin Potok, për të parë mundësinë e mbështetjes së qytetarëve në projekte të ndryshme infrastrukturore dhe socio-ekonomike.

Gjithashtu, Krasniqi bëri të ditur se ka vizituar edhe pikat doganore Bube 32 dhe Bërnjak 16, për të parë nga afër qarkullimin e qytetarëve atje.


Mbështetja e Komunave të Kosovës është prioritet për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në veçanti për grupet më të ndishme të shoqërisë për të cilat kemi ndarë fondet adekuate, tha ministri.

“Në Zubin Potok vizituam Zyrën për Komunitete i shoqëruar nga zëvendëskryesuesi i kuvendit komunal z. Vedat Mehmeti bashkëbiseduam me zyrtarët e zyrës komunale për komunitete për mundësinë e mbështetjes së qytetarëve në projekte të ndryshme infrastrukturore dhe socio-ekonomike, poashtu takuam familjet e kësaj zone dhe bujkun Ahmet Uka”, shkroi ai në Facebook.

“Gjithashtu i shoqëruar nga Milot Gashi pjesëtar i kabinetit të MPB-së, vizitova pikat doganore Bube 32 dhe Bërnjak 16, për të parë nga afër qarkullimin e lirë të qytetarëve tanë atje me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe qarkullimit më të lehtë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori