LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm austriak flet për dy pacientët kosovarë që shkuan për shërim në vendin e tij

Ministri i Jashtëm austriak flet për dy pacientët kosovarë që shkuan për shërim në vendin e tij

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, u ka uruar shërim të shpejtë dy pacientëve që janë lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit në Ferizaj, të cilët tashmë do të vazhdojnë trajtimin mjekësor në shtetin austriak.

Ministri Schallenberg ka thënë se Ballkani Perëndimor është në fokus të politikës së jashtme austriake, prandaj është e natyrshme që të ndihmojnë në emergjenca të tilla, transmeton Telegrafi.


“Pas një eksplodimi të madh të gazit në qytetin e Ferizajit me mbi 40 të lënduar, Kosova ka kërkuar ndihmën e Austrisë. Një bashkëpunim i ngushtë me shtetet e Ballkanit Perëndimor është në fokus të politikës së jashtme austriake. Është e natyrshme që ne të ndihmojmë në emergjenca të tilla” ka thënë ministri i jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

Nisen për në Austri dy nga të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj
Lexo po ashtu Nisen për në Austri dy nga të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Ndryshe, ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka falënderuar Austrinë për ndihmën e ofruar. Nga shpërthimi i një bombole gazi në Ferizaj, janë lënduar 42 persona, ku gjashtë prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori