LAJMI I FUNDIT:

Ministri izraelit tha se hedhja e bombës bërthamore në Gazë është një nga opsionet, reagon Netanyahu: Nuk do ta bëjmë

Ministri izraelit tha se hedhja e bombës bërthamore në Gazë është një nga opsionet, reagon Netanyahu: Nuk do ta bëjmë

Benjamin Netanyahu ka tentuar të distancohet në rrjetet sociale nga komentet e një ministri në qeverinë e tij, se hedhja e një bombe bërthamore në Gaza është “një nga opsionet”, dhe se popullsia palestineze mund “të shkojë në Irlandë ose në shkretëtirë”.

Times of Israel publikoi deklaratat e Ministrit të Trashëgimisë, Amichai Eliyahu, i cili tha në një intervistë se populli palestinez “mund të shkojë në Irlandë ose shkretëtirë, monstrat në Gaza duhet të gjejnë një zgjidhje për veten e tyre”, duke shtuar se ata që valëvitin flamurin palestinez ose të Hamasit “nuk duhet të vazhdojë të ekzistojë në faqen e dheut”.

Hamasi publikon pamjet e sulmeve ndaj ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës
Lexo po ashtu Hamasi publikon pamjet e sulmeve ndaj ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës

Ministri tha gjithashtu se hedhja e një bombe bërthamore në Rripin e Gazës është “një nga mundësitë”, dhe se ndihma humanitare për popullsinë duhet të kufizohet, transmeton Telegrafi.


“Ne nuk do t’u jepnim ndihmë humanitare nazistëve. Nuk ka civilë të pafajshëm në Gaza”, tha ministri izraelit.

“Deklaratat e ministrit Amihai Eliyahu nuk bazohen në realitet. Izraeli dhe IDF po veprojnë në përputhje me standardet më të larta të ligjit ndërkombëtar për të shmangur dëmtimin e të pafajshmëve. Kështu do të vazhdojmë derisa të fitojmë”, tha Netanyahu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Botë
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Amerika
“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Evropa
Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën

Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën "pa gozhdë" në Turqi që qëndron në këmbë prej dy shekujsh

Botë
Akulli i Arktikut po shkrihet më shpejt se sa pritej - dhe shkencëtarët mund të kenë gjetur fajtorin

Akulli i Arktikut po shkrihet më shpejt se sa pritej - dhe shkencëtarët mund të kenë gjetur fajtorin

Botë
Kalo në kategori