LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili vizitoi Spitalin e Gjilanit

Ministri Ismaili vizitoi Spitalin e Gjilanit

Në kuadër të vizitave që është duke ua bërë institucioneve shëndetësore, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, vizitoi  Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ku me profesionistët shëndetësor dhe menaxhmentin e spitalit bisedoi për punën që bëhet në këtë spital, sfidat dhe përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

“Jemi këtu për të treguar mbështetjen tonë për Gjilanin dhe dësiuroj t’ju falënderoj shumë për punën dhe sakrificën që bëni për qytetarët në këtë sektor shumë të rëndësishëm”, tha ministri Ismaili gjatë bashkëbisedimit me stafin e spitalit.


Ai foli edhe për angazhimet që do  t’i këtë në krye të institucionit që menaxhon shëndetësinë kosovare dhe pritjet e tij.

“Ne do t’i përkthejmë pritjet në rritje të buxhetit, rritje të stafit, në investime kapitale dhe furnizim të mirë me barna e material shpenzues, me qëllimin parësor që t’u shërbejmë mirë dhe me kohë pacintëve”, theksoi Ministri Ismaili.

Ai tha se do të kërkojë shërbime më të mira për pacientët, transparencë në punë dhe llogaridhënie.

“Nuk jemi një vend që nuk mund t’u japim përgjigje kërkesave në shëndetësi. Do të punojmë së bashku dhe do t’u japim përgjigje nevojave të qyetarëve tanë për shërbime më të mira shëndetësore”, tha Ismaili.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori