LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili fajëson LDK-në për mos votimin e sigurimeve shëndetësore

Ministri Ismaili fajëson LDK-në për mos votimin e sigurimeve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka deklaruar sot se shërbimet shëndetësore nuk janë arritur ekskluzivisht për shkak të neglizhencës së Ministrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeverisjen e kaluar.

Anëtarët e LDK-së në Komisionin për Buxhet dhe Financa sot kanë votuar kundër rishikimit të Buxhetit të Kosovës.

Kryesuesi i këtij Komisioni, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përmendur heqjen e fondit të sigurimeve shëndetësore si një nga arsyet pse LDK ka votuar kundër rishikimit buxhetor.

Por, Ministri Ismaili, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka rikujtuar se LDK ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Financave.

“Në Komisionin për Buxhet dhe Financa, LDK ka votuar sot kundër rishikimit të Buxhetit të Kosovës, duke përmendur si një nga arsyet heqjen e fondeve për sigurimet shëndetësore. Por, është e pandershme dhe e papërgjegjshme të tejkalohet fakti se sigurimet shëndetësore nuk janë arritur ekskluzivisht për shkak të neglizhencës së ministrave të LDK-së në qeverisjen e kaluar. Po jua kujtoj se LDK ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Financave”, ka shkruar Ismaili.

Ai, po ashtu, ka garantuar se buxheti për shëndetësinë do të rritet në vitin 2018, ashtu siç ka siguruar se shërbimet shëndetësore do të përmirësohen dukshëm.

“Të gjithë do të jenë dëshmitarë të një panorame krejt ndryshe të shëndetësisë kosovare”, ka shkruar Ministri Ismaili.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Shëndetësi
Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Kalo në kategori