Ministri i Financave Bedri Hamza, në shoqërim të presidentit Hashim Thaçi, po merr pjesë në takimin e lartë të Këshillit të Biznesit të MEDEF Internacional, i cili po mbahet në Paris të Francës.
Me këtë rast, Hamza i informoj pjesëmarrësit me kushtet që ofron Kosova për investitorët e huaj, me këtë rast edhe ata francez, si dhe theksoi për lidhjen e fortë që ka Kosova me diasporën.
Ai bëri të ditur se Kosova ka bërë shumë reforma dhe është duke bërë në vazhdimësi, këtë e dëshmon edhe Raporti i Bankës Botërore. Në tri vitet e ardhshme pritet që Kosova të ketë rritje ekonomike mbi 5 për qind.
“Kemi sistem tatimor të thjeshtë, tatojmë vetëm 10 për qind në Korporata. Kemi marr masa për reforma fiskale, kemi liruar nga tatimi doganor lëndën e parë, gjysmë produktet, linjat e prodhimit dhe TI-së. Po ashtu kemi liruar nga tatimi i akcizës lëndët ndihmëse. Jemi të lumtur që tani kemi parë rezultate pozitive në rritje të prodhimit”, shtoi Ministri Hamza.
“Kosova ka infrastrukturë rrugore të mirë dhe kemi filluar me përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore. Jemi duke punuar për thjeshtëzim të procedurave doganore për kalim të kufirit në mënyrë që këto rrugë të shfrytëzohen sa më shumë nga ana e gjithë biznesit, duke përfshirë edhe bizneset e shteteve tjera gjatë kalimit tranzit”, tha Hamza.
“Sistemi bankar në Kosovë është shumë stabil, 75 për qind bankat në Kosovë janë në proces ndërkombëtar, kredit jo performuese janë vetëm 3.5 për qind, gjë që është më e ulëta në rajon dhe në Evropë. Kosova gjithashtu ka borxhin më të ulët në rajon dhe jemi të kujdesshëm me borxhin, ne gjithmonë do të marrim borxh i cili do të na kthehet në zhvillim të vendit”, ka thënë ministri i Financave Bedri Hamza.
Ai gjithashtu theksoi se ne jemi popull që e çmon shumë lirinë dhe e kuptojmë se garanci e lirisë është zhvillimi ekonomik. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë