LAJMI I FUNDIT:

Osmani pas takimit me Dendias: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe procesin e dialogut me Serbinë

Osmani pas takimit me Dendias: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe procesin e dialogut me Serbinë

E plotësuar: Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me ministrin Dendias kanë diskutuar për procesin e dialogut me Serbinë.


“Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon. Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Ndërkaq në njoftimin për media nga Zyra e Presidentes theksohet se Osmani ka kërkuar që mbështetja greke për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike të vazhdojë.

Ndër të tjera, Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon.

“Tutje, Presidentja Osmani ka falënderuar ministrin Dendias për mbështetjen e Greqisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në votimin e fundi të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe për avokimin e vazhdueshëm për t’i dhënë fund këtij procesi. Në takim është diskutuar edhe për raportet Kosovë-Greqi, me ç’rast Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dyanëshe, duke përmendur nevojën e rritjes së shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimit në sfera të ndryshme të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, e cila do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon, gjersa ka ritheksuar se koordinimi i Kosovës me aleatë në këtë proces do të vazhdojë.

Presidentja ka bërë të ditur se kjo është vizita e gjashtë e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Kosovë. /Telegrafi/

—-
Ministri grek arrin në Kosovë, nis takimi me presidenten Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashme të Greqisë, Nikos Dendias.

Takimi është duke u mbajtur në presidencë, derisa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërkaq nuk dihet nëse do të ketë adresim për media nga palët pas takimit.

Ministri Dendias pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Sipas njoftimit nga MPJ e Greqisë është bërë e ditur se diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori