LAJMI I FUNDIT:

Ministri gjerman i Shëndetësisë paralajmëron qytetarët: Përgatituni, pritet përshpejtim i përhapjes së coronavirusit gjatë javëve të ardhshme

Ministri gjerman i Shëndetësisë paralajmëron qytetarët: Përgatituni, pritet përshpejtim i përhapjes së coronavirusit gjatë javëve të ardhshme

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka paralajmëruar sot se vendi do të duhej të bëhej gati për “një përshpejtim të përhapjes së coronavirusit” gjatëve javëve të ardhshme.

Spahn ka konfirmuar që në Gjermani gjatë kësaj jave, çdo ditë janë vaksinuar më shumë se 200 mijë qytetarë – dhe se është evidentuar rënie e rasteve me pasqyrë të rëndë klinike, duke pranuar se janë vaksinuar shumica e qytetarëve të moshës mbi 80-vjeç, transmeton Telegrafi.


“Situata është akoma e rënduar”, ka porositur Spahn, kurse Qendra për kontrollin e sëmundjeve, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 12.834 raste me COVID-19 si dhe 252 tjerë kanë humbur jetën, shkruan The Guardian.

Njeriu i parë i Qendrës gjermane për kontrollin e sëmundjeve, Lottar Wiler, ka deklaruar gjatë një konference për media, se Gjermania gjendet “në fillim e valës së tretë të epidemisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori