LAJMI I FUNDIT:

Ministri i FSK-së merr mbështetjen e ambasadorit zviceran të NATO-s

Ministri i FSK-së merr mbështetjen e ambasadorit zviceran të NATO-s

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK), Haki Demolli priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Zvicrës në NATO, në Bruksel, Christian Meuwly i cili së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, kryesuan delegacionin nga Zvicra.

Siç thuhet në komunikatë, ministri Demolli, në takim ka falënderuar ambasadorin e Zvicrës në NATO, Meuwly për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë Qeveria e Zvicrës për Kosovën dhe në kuadër të saj edhe për FSK-në, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë dy shtetet në të gjitha fushat.


Po ashtu, ministri Demolli me këtë rast e ka njoftuar ambasadorin Meuwly me të arriturat e përgjithshme të FSK-së: zhvillimet aktuale, për procesin e transformimit të FSK-së, ku ka qenë i angazhuar DIRI (Iniciative e rishikimit të Institucioneve të Mbrojtjes) nga SHBA, pastaj Ekipet Këshilluese të NATO-s (EKN) në MFSK, Ekipet Këshilluese Ndërlidhëse të NATO-s (ENKN) në FSK dhe partnerë të tjerë ndërkombëtar.

Gjithashtu, Ministri Demolli bisedoi edhe për letrën që kryeministri i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa i ka dërguar NATO-s, për mbështetjen e saj, për transformimin e FSK-së dhe të avancimin e mëtutjeshëm të partneritetit të Kosovës me NATO-n.

Në Fjalën e tij ministri Demolli siguroi mysafiret nga Zvicra se Forcat e armatosura të Kosovës (FAK) nuk do të përbëjë kërcënim për fqinjët.

Ai ka thënë se ajo do të jetë forcë që synon anëtarësimin në NATO, forcë që një ditë do të jetë pjesë e misioneve paqësore kudo që e kërkon nevoja.

Ndërsa, ambasadori i Zvicrës në Selinë e NATO-s, në Bruksel, Meuwly shprehi kënaqësinë e tij, për pritjen në Ministrinë e FSK-së, si dhe premtoi për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Ai tha se Zvicra ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë të përkrah Kosovën në integrimet Euro-Atlantike.

Në takim morën pjesë edhe shefi i kabinetit të ministrit Latif Leka dhe drejtori i Ekipi Këshillues të NATO-s në MFSK zoti Dominic Braithawaite.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

Prishtina
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori