LAJMI I FUNDIT:

Ministri çek: Është nder që të pranojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Ministri çek: Është nder që të pranojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kosova sot zyrtarisht ka dorëzuar në Pragë, aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Dorëzimin e letrave e bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pas kësaj Kurti dhe ministri i Çekisë për Çështje Evropiane, Mateus Bek, mbajtën një konferencë për media.


Ministri çek ka thënë se është nder për të që të pranojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Ai ka theksuar se Presidenca çeke në 6 muajt e fundit i ka vënë vëmendje të jashtëzakonshme Ballkanit Perëndimor.

“Është nder për mua si kryetar i Këshillit të BE-së të pranojë aplikacionin e Kosovës. Na vjen mirë që kemi arritur të avancojmë tutje çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Na vjen mirë që është arritur konsensus Këshilli me Parlamentin Evropian për këtë çështje. Është satisfaksion i jashtëzakonshëm”, ka thënë Bek, duke shtuar se kështu po e plotësojnë njërin nga prioritetet e presidencës së tyre.

Bek tha se Çekia e mbështet Kosovën drejt rrugës evropiane.

“Mirëpres kohën kur do të kem më shumë liri për të folur për politikë evropianë. Qeveria e Çekisë mbështet Kosovën në këtë aspekt”, ka thënë Bek. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori