LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyqi vizitoi dy universitete në Iowa

Ministri Bytyqi vizitoi dy universitete në Iowa

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Iowas së ShBA-ve, sot ka vizituar dy universitete: Iowa State University dhe Drake University, ku me udhëheqës të këtyre universiteteve prestigjioze ka biseduar për bashkëpunimin e tyre me universitetet në Kosovë.

Gjatë vizitës në Iowa State University, ministri Bytyqi ka biseduar me prof. Curt Youngs për rezultatet e deritanishme të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, ndërsa gjatë takimit është biseduar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, sidomos për mobilitete të ndërsjella.


Në këtë takim, mori pjesë edhe studentja nga Kosova, Albulena Basha, e cila vijon studimet master në këtë Universitet.

Ndërsa, gjatë vizitës në Drake University, ministri Bytyqi bisedoi me udhëheqës të këtij Universiteti për bashkëpunimin ndërkombëtar. Edhe në këtë takim u bisedua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në shumë segmente, përfshirë edhe mobilitetet e profesorëve dhe studentëve, si dhe për projektin Teach in Kosova.

Në vazhdim të vizitës, ministri Bytyqi do të vizitojë edhe universitete të tjera të shtetit të Iowas, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes tyre dhe universiteteve në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori