LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Bozinoviq: Po shkëmbejmë informacione me ministrat Mehaj dhe Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Bozinoviq: Po shkëmbejmë informacione me ministrat Mehaj dhe Sveçla

Një autobus me targa të Kosovës ka pësuar aksident tragjik duke dal jashtë rrugës afër Slavonski Brod të Kroacisë.

Tashmë është konfirmuar se kanë vdekur dhjetë persona gjersa dhjetëra të tjerë janë dërguar në një spital rajonal, transmeton Telegrafi.


Detaje të reja rreth aksidentit tragjik në Kroaci: Shoferi dhe nëntë pasagjerë kosovarë kanë vdekur
Lexo po ashtu Detaje të reja rreth aksidentit tragjik në Kroaci: Shoferi dhe nëntë pasagjerë kosovarë kanë vdekur

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq ka pohuar se ka folur me ministrat e Mbrojtjes dhe të Brendshëm të Kosovës, Armend Mehajn, gjegjësisht Xhelal Sveçlën teksa ka shkëmbyer informacione dhe u ka shprehur ngushëllimet familjeve që kanë humbur më të dashurit.

“Unë fola me Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj dhe Ministrin e Brendshëm, Xhelal Svecla, me të cilët vazhdimisht do të shkëmbejmë informacionet që kemi në dispozicion. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjet e të vdekurve në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod dhe shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi Bozinoviq në Twitter.

Spitali rajonal në Slavonski Brod: Tetë prej 45 pasagjerëve kosovarë janë në gjendje të rëndë
Lexo po ashtu Spitali rajonal në Slavonski Brod: Tetë prej 45 pasagjerëve kosovarë janë në gjendje të rëndë

Theksojmë se në mesin e viktimave është edhe njëri prej shoferëve dhe nëntë pasagjerë ndërsa në autobus kishte edhe fëmijë.

Ndryshe, presidenti kroat, Zoran Milanoviq dhe kryeministri Andrej Plenkoviq kanë reaguar pas aksidentit tragjik dhe u kanë ofruar ndihmë autoriteteve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Lajme
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Lajme
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Kalo në kategori