LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqaj do të marrë pjesë në Konferencën ‘IT Hub Connect 2018’

Ministri Beqaj do të marrë pjesë në Konferencën ‘IT Hub Connect 2018’

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të marrë pjesë në edicionin e parë të konferencës ‘IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments’, që mbahet më 26 dhe 27 mars në Sofje të Bullgarisë.

Qëllimi i Konferencës është forcimi i më tejmë i marrëdhënieve midis industrive të teknologjisë informative në Ballkan, Indi dhe SHBA, duke krijuar baza të përbashkëta për bashkëpunim të suksesshëm. Në Konferencë do të marrin pjesë ministrat e Inovacionit të vendeve të Ballkanit, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian për Ekonomi Dixhitale dhe Shoqëri.

Gjatë qëndrimit në Bullgari, ministri Besim Beqaj do ta takojë edhe ministrin e Ekonomisë së Bullgarisë, Emil Karanikolov.

Konferenca ‘IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments’, mbahet nën patronazhin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. /Telegrafi/