LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqaj: Ekonomia digjitale rruga e vetme për zhvillim ekonomik

Ministri Beqaj: Ekonomia digjitale rruga e vetme për zhvillim ekonomik

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në sektorin e TIK-ut “Albanian ICT Awards 2018’’, që organizohet për të gjashtën herë me radhë.

Në fjalën e tij para të nominuarve dhe të pranishmëve në këtë ceremoni, ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka inovacioni dhe teknologjia në zhvillimin ekomomik të një vendi.


Beqaj ka folur edhe për rëndësinë  përmirësimit të proceseve të punës, lidhjen e shkencës me ekonominë, për rëndësinë e rritjes së konkurrencës, zhvillimin e ndërmarrësisë, si dhe për potencialin që kanë dy vendet, Kosova dhe Shqipëria për rritje ekonomike të bazuar në dije.

‘’Qasja konvencionale ndaj zhvillimit ekonomik duhet të ndryshojë në drejtim të qasjes në ekonominë digjitale, e cila po ecën me hapa të shpejtë dhe ne si institucione duhet t’i mbështesim dhe përkrahim të rinjtë tanë që po ecin në këtë fushë shumë më shpejt se ne”, citohet të ketë thënë Beqaj, sipas njoftimit të Ministrisë.

Ministri Beqaj gjatë kësaj ceremonie ka bashkëbiseduar me ministren e sipërmarrjes së Shqipërisë, Sonila Qato në shërbim të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Ministri Besim Beqaj ka ndarë njërin nga çmimet kryesore të “Albanian ICT Awards 2018”, ndërsa organizatorët e kësaj ngjarje në fushën e teknologjisë i ka ftuar që edicionin e 7-të të kësaj ngjarje ta mbajnë në Kosovë me nikoqir Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë

Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë

Ekonomi
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Ekonomi
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Kalo në kategori