LAJMI I FUNDIT:

Nga 28 në 42 fluturime, detaje nga Marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Turqisë

Nga 28 në 42 fluturime, detaje nga Marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Turqisë

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar Marrëveshjen në fushën e aviacionit, e cila pritet të rris frekuencën e fluturimeve mes dy vendeve.

Kjo Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavusoglu.


Sipas Aliut, numri i fluturimeve do të rriten në 42 sosh nga 28 që kanë qenë më herët.

“Sapo nënshkruam marrëveshje të bashkëpunimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavusoglu. Përmes kësaj marrëveshje tanimë kemi rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë (28) fluturime në javë, në dyzet e dy (42) sosh, e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë. Kjo marrëveshje i kontribuon zhvillimit të mëtejshëm të transportit ajror në përgjithësi, përkitazi zhvillimit të vëllimit të trafikut ajror në mes të dy republikave”, ka njoftuar Aliu.

Duke folur për investimet turke në Kosovë, ministri i Jashtëm turk përmendi Marrëveshjen për Tregti të Lirë mes dy vendeve, e cila ka hyrë në fuqi vitin e kaluar.

Ai tha se do t’i inkurajojë biznesmenët turq që të investojnë në vendin tonë.

Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për rritjen e numrit të fluturimeve mes dy shteteve
Lexo po ashtu Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për rritjen e numrit të fluturimeve mes dy shteteve

“Eksporti prej Turqisë në Kosovë është dyfishuar, në çerekun e parë të këtij viti rreth 20 për qind është shtuar eksporti nga Kosova për në Turqi. Posaçërisht në energjinë e ripërtritshme, solare dhe të erë, kompanitë tona janë të gatshme të investojnë. Nuk duam garanci të blerjes, natyrisht, financimin do ta bëjmë vet dhe për një vjet do ta kryejnë investimin e tyre. Unë besoj qe në këto investime kanë interesim firma të fuqishme”, tha Çavusoglu. /Telegrafi/