LAJMI I FUNDIT:

Ministrat rajonalë të ekonomisë takohen në Tiranë, ankohen për pengesat në tregun e përbashkët

Ministrat rajonalë të ekonomisë takohen në Tiranë, ankohen për pengesat në tregun e përbashkët

Ministrat e Ekonomisë së rajonit kërkuan përshpejtimin e integrimit në tregun e përbashkët, gjatë forumit të biznesit që u mbajt në kuadër të takimit ministerial euro-ballkanik te ministrave të ekonomisë.

Investimet, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, tranzicioni i gjelbër dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor ishin fokusi kryesor i bisedimeve në forumin e biznesit.


Për herë të parë ishin në një tryezë ministrat e Serbisë dhe Kosovës. Kjo e fundit u ankua për pengesat që hasin me transportin për shkak të mosnjohjes së targave nga Serbia.

Në anën tjetër, pala serbe tha se problemet e tejzgjatura politike po pengojnë ekonominë.

Mete: Tronditjet, tensionet e jashtme kanë ngadalësuar zbatimin e tregut të përbashkët rajonal

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, e konsideroi Ministerialin euro-ballkanik të ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit, të një rëndësie të veçantë për të reflektuar mbi trajektoren ekonomike të Ballkanit Perëndimor dhe për të ndërmarrë veprime vendimtare drejt rritjes ekonomike që mundëson konvergjencë më të shpejtë me standardet e jetesës së BE-së

Ministri Mete, gjatë deklaratës së tij në tryezën e ministerialit të ministrave të Ekonomisë, theksoi bashkëpunimin rajonal dhe bëri thirrje për një proces më të qëndrueshëm me burime të gjelbra për përballimin e goditjeve klimatike.

“Kjo është një mundësi shumë e madhe për të reflektuar mbi trajektoren e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe të merren vendime për të pasur një konvergjencë më të madhe.

Qëllimi është që ky proces të bazohet në burime të gjelbra dhe të qëndrueshme, për të krijuar jo vetëm më shumë mundësi punësimi, por punësim më të mirë për shoqëritë tona.

Synimi është për të krijuar një ekonomi që i bën ballë tronditjeve të ndryshme klimaterike. Tronditjet, tensionet e jashtme kanë ngadalësuar zbatimin e tregut të përbashkët rajonal duke penguar bizneset për arritjen e potencialit rajonal.

Kur u miratua ky plan në vitin 2020 u ra dakord që rritja e integrimit do të sjellë një rritje prej 7.6% të PBB-së në rajon. Ky proces fatkeqësisht nuk ka qenë në përputhje me parashikimet.

Duhet të përshpejtojmë integrimin e tregut të përbashkët sepse përshpejtimi dhe futja e politika vete të BE-së që lindin nga traktat do të nxisë më tej qëndrueshmërinë dhe konkurrencën duke sjellë kështu edhe rritjen e investimeve ne rajon.

Sipas ministrit Mete, hyrja në tregun e përbashkët u jep vendeve të rajonit mundësinë të ofrojnë produktet e tyre për 450 milionë konsumatorë.

“Për bizneset tona, integrimi i përshpejtuar do të thotë akses në një treg me më shumë se 450 milionë konsumatorë, ku 85% e bizneseve të Ballkanit Perëndimor besojnë se produktet, mallrat dhe shërbimet e tyre jo vetëm që mund të mbijetojnë, por edhe të konkurrojnë me atë që 27 vendet e BE-së kanë aktualisht për të ofruar.

Megjithatë, ne nuk jemi ende atje! Anketa e Barometrit Ballkanik 2023 tregon se tregtia brenda Ballkanit Perëndimor është pothuajse e bllokuar nga pikëpamja rajonale dhe e fokusuar vetëm në tregjet e brendshme, ndërkohë që ka ende një potencial tregtar të pashfrytëzuar që mund të vihet në funksion të Zinxhirit Evropian të Vlerave.

Inkurajimi i eksporteve në Tregun e Vetëm të BE-së mund të na pozicionojë të gjithëve, si një partner të vlefshëm në Tregun e Vetëm Europian.

Ndërkohë që ekzistojnë sfida që lidhen me përafrimin rregullator, barrën administrative dhe infrastrukturën, avantazhet i tejkalojnë pengesat. Hyrja në Tregun e Vetëm do të lehtësonte aksesin në ngritjen e një biznesi, procedura të thjeshtuara për të investuar dhe akses në mundësitë e prokurimit të BE-së”.

Kosova: Mosnjohja e targave nga Serbia paralizon tregtinë rajonale

Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë dhe Industrisë së Kosovës, në fjalën e saj u ndal në njohjen që anëtarët e CEFTA-s duhet t’i bëjnë Kosovës. Ministrja u bëri thirrje përfaqësuesve të BE-së që ta detyrojnë Serbinë të njohë targat e automjeteve, sepse kjo paralizon tregtinë në rajon.

“Në 2022 patëm eksporte rekord. Sa u përket politikave, Kosova është përfaqësuesja më e mirë në rajon për industrinë. Ne praktikat i bazojmë në parimet e BE dhe kemi miratuar 16 ligje për të integruar praktikat më të mëdha ndërkombëtare. Për sa i përket bashkëpunimit rajonal ne mbetemi të përkushtuar.

Ka disa sfida të dukshme dhe ne jemi të vetëdijshëm që duhet të kalojmë ca sfida të vendosura nga tregjet rajonale. Qëllimi është të nxisim tregti të lirë. Kosova përballet me barriera tregtare nga anëtarët e CEFTA-s. Nuk njihet regjistrimi i automjeteve të transportit nga Serbia.

Nuk ka pasur rezultate për këtë dhe ne nuk pranohemi në CEFTA ende. Ne duhet të kemi trajtime të paanshme dhe ne do të përmbushim objektivat që rrjedhin nga procesi i Berlinit. Kosova mund të thithë shumë investime dhe jemi të interesuar të kapitalizojmë.

Ne kemi nisur dhe reformat e ndryshme për të rritur autoritetin tonë. Uroj që ky forum të na sjellë propozime të mira dhe bashkëpunim edhe më shumë rajon. Kosova është e angazhuar në mënyrë të palëkundshme në integrimin në BE.”- ka përfunduar Hajdari.

Serbia: Ekonomia nuk ka qenë kurrë më shumë viktimë se sa është sot

Tomislav Momirovic, ministër i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme në Serbi, tha se angazhimi me BE-në ka qenë shumë i rëndësishëm për të forcuar partneritetin ndërmjet vendeve dhe për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

“Angazhimi me BE-në ka qenë shumë i rëndësishëm për të forcuar partneritetin tonë dhe për të nxitur bashkëpunimin ekonomik tregtarë. Sot tregu i CEFTA-së është më i rëndësishmi për bashkëpunimin me Serbinë që përfaqëson afro 60 % të tregtisë me Europën.

Por të gjitha këto ndryshime ekonomike kanë krijuar problematika në zhvillimin ekonomik dhe kanë çuar në probleme politike të përzgjatura.

Duhet të kemi parasysh që pavarësisht mosmarrëveshjeve politike gjatë dy dekadave të fundit ekonomia nuk ka qenë kurrë më shumë viktimë se sa është sot dhe kjo krijon frikë në komunitet vulnerabile”, u shpreh Momirovic.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori