LAJMI I FUNDIT:

Minimalizëm që kombinon të kontrastet: Banjat bardhë e zi që nuk do të dalin kurrë nga moda

Minimalizëm që kombinon të kontrastet: Banjat bardhë e zi që nuk do të dalin kurrë nga moda

Kombinimi bardhë e zi në tualet është i thjeshtë, modern dhe i veçantë. Ky kombinim është lider i elegancës…

Pllaka qeramike bardhë e zi, mobilie banje te zeza, rafte disenjatori, ndriçim i përshtatshëm, një detaj unik në cep të hapësirës, një pikturë artistike në mur…


Natyrisht, ne po flasim për një stil dekorimi që është i denjë për admirim. Nëse shikojmë përreth, do të vëmë re se kombinimi bardhë e zi shfaqet pothuajse në çdo hap.

Eleganca është marka e këtij kombinimi të thjeshtë ngjyrash. Veshje, ambiente të brendshme, mobilie… kudo mund të shohim kombinime bardhë e zi.

E njëjta gjë është e edhe në banja. Pllakat bardhë e zi, si dhe mobiliet bardhë e zi, duket se mbajnë pozitën udhëheqëse në tendencat e dizajnit të banjave për shumë vite, transmeton Telegrafi.

iStock

Pavarësisht nëse e gjithë banja është e dekoruar në këtë kombinim apo vetëm një pjesë e vogël e hapësirës, kombinimi bardh e zi e bën hapësirën moderne dhe të thjeshtë. Mjafton vetëm një detaj i vogël bardh e zi dhe banja do të marrë “atë diçka” që shpeshherë i mungon hapësirës.

Ngjyrat bardh e zi në banjë shënojnë një ndryshim për sa i përket stilit të përgjithshëm, sepse është pikërisht ky kombinim që dikton stilin e përgjithshëm të hapësirës. Është një kombinim ngjyrash që vështirë se mund të përshtaten në një stil të lirë të dekorimit të studentëve. Kombinimi i ngjyrave bardh e zi do të thotë thjeshtësi. Bëhet fjalë për minimalizmin dhe elegancën e patëmetë. Nga detajet e vogla, në një hapësirë të tillë mjafton të vendosni ndonjë objekt dekorativ, rafte të thjeshtë dhe ndriçim të mirë.

Megjithatë, ky stil nuk është i zakonshëm. Ka një numër të madh prodhuesish që sot ofrojnë koleksione bardh e zi të dollapëve, lavamanëve, pasqyrave, të cilat mund të përzihen shumë bukur.

Sigurisht, nuk duhet të bëhet fjalë vetëm për pllaka qeramike bardh e zi. Diçka më kërkuese, dhe sigurisht një vendim më i guximshëm, është lyerja e mureve në banjë. Kjo hap mundësi të ndryshme të reja për dekorimin e hapësirës në stilin bardh e zi. Frymëzimi për dekorim mund të jetë ideja e vendosjes së një lavamani të bardhë me një dollap, rafte të bardhë, një pasqyre me buzë druri të bardha, si dhe disa dekorime, p.sh., në një mur të lyer me ngjyrë të zezë, vazo e bardhë, gur më i madh etj.

iStock

Me këtë rregullim, është e rëndësishme të mos ekzagjeroni detajet dhe dekorimet (sidomos ato jo shumëngjyrëshe) sepse eksperimente të tilla janë të ndaluara në hapësira bardh e zi! Pllakat qeramike nuk janë e vetmja zgjedhje për veshjen e mureve. Kështu që muri mund të jetë i zi. Sot, kjo ngjyrë përdoret gjithnjë e më shumë në banjë, dhe arsyeja qëndron në faktin se është një shenjë e thjeshtësisë dhe elegancës, të cilat janë në fund të fundit karakteristikat kryesore të banjës së sotme!

Çfarë duhet pasur parasysh për të krijuar një atmosferë moderne dhe elegante bardh e zi në banjë? Këtu janë disa gjëra:

▪ Ngjyra e mureve: duhet përmendur se ngjyra e zezë e mureve tolerohet mirë nga hapësirat e mëdha dhe se “e gjen rrugën” shumë mirë në banjë, pavarësisht paragjykimeve të shumta për të si “e errët”, “ i shëmtuar” ose “i trishtuar”.
▪ Elementet e banjës: linjat e thjeshta dhe të mprehta të elementeve janë shenjë dalluese e hapësirave elegante
▪ Mobile për banjo: preferohet që dollapët të jenë të toneve më të lehta
▪ Raftet: të thjeshta dhe prej druri mund të jenë të bardha, dhe mund të jenë elegante, xhami
▪ Pasqyra: mundësisht me kornizë të bardhë të theksuar dhe ndriçim adekuat
▪ Detajet: vazo e përshtatshme, tavolinë, karrige apo të ngjashme.

iStock

Një banjo bardh e zi është një zgjedhje e shumë shtëpive sot. Rrezaton elegancë dhe harmoni në të cilën thjeshtësia imponohet vetvetiu, si diçka krejtësisht normale dhe e zakonshme. Është një banjë në të cilën është e këndshme të kalosh kohën e destinuar për relaksim…

iStock

iStock

iStock

/Telegrafi/