Monika Kryemadhi paralajmëron se “Shengeni Ballkanik” pa praninë e Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor mund të nxisë konflikt.
Kryetarja e LSI-së thekson se mbështet çdo marrëveshje që sjell stabilitet dhe rritje ekonomike, por nga ana tjetër është e nevojshme që të bëhet edhe transparencë mbi këtë nismë.
Duke renditur edhe gjashtë pyetje për Qeverinë e Shqipërisë, Kryemadhi shprehet kundër çdo përpjekje për të përdorur “Shengenin Ballkanik” si formë presioni ndaj Bashkimit Evropian.
Reagimi i plotë
Mini Schengeni Ballkanik pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është jo vetëm një iniciativë e nxituar, por ajo nxit konflikt dhe lë shumë dritëhije pas.
Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Grenell pak kohë më parë kur theksoi se “Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës”.
LSI është në mbështetje të çdo marrëveshjeje dhe bashkëpunimi që sjell stabilitet dhe rritje ekonomike, por që ky të jetë një proces i besueshëm ka nevojë emergjente për transparencë.
Sot të gjithë ne kërkojmë të dimë:
1.Çfarë është diskutuar mbi këtë marrëveshje?
2.Cilat janë pikat e bashkëpunimit për të cilat është rënë dakord?
3.Përse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë refuzuar të jenë pjesë?
4.Çfarë përfiton dhe çfarë humbet Shqipëria?
5.A garantohet njohja e Kosovës nëpërmjet këtij bashkëpunimi?
6.Çfarë e detyroi Kryeministrin të vraponte drejt kësaj iniciative duke mos marrë parasysh Kosovën?
Nëse Mini Schengeni po përdoret nga Edi Rama për presion ndaj BE, ai duhet ta di mirë se perspektiva evropiane e Shqipërisë është e pazëvendësueshme.
Kushtet e Bundestagut janë i vetmi udhërrëfyes që kanë qytetarët shqiptarë. Çdo shfaqje dhe propagandë tjetër vetëm dëmton rrugëtimin evropian të vendit!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Vjen në Kosovë epoka e re e depilimit të përhershëm
Huracan Sterrato konfirmohet për debutim në dhjetor – do të jetë vetura e fundit me djegie të brendshme nga Lamborghini
Mercedes-AMG G63 4x4² që ka 585 kuaj-fuqi
Tesla do të ndërtojë një makinë në vlerë prej 25,000 eurosh në Gjermani?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur