LAJMI I FUNDIT:

Mini-Shengeni Ballkanik ose dominimi serb në Ballkan

Mini-Shengeni Ballkanik ose dominimi serb në Ballkan

Pas refuzimit nga Franca të hapjes së negociatave për statusin kandidat në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, vendet e Ballkanit Perëndimor reaguan me iniciativën e tyre të “Mini-Shengenit Ballkanik”. Dukej që ky ishte një reagim i menduar mirë për t’i treguar Bashkimit se alternativat e tyre mund të jenë të tjera dhe nuk mund të ishin ata të humburit e vetëm në procesin e integrimit.

Kjo iniciativë e iniciuar nga Serbia, por dhe e përkrahur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ishte një martesë interesash ku çdo vend do të plotësonte interesat momentale të pushtetit, e jo një iniciativë e domosdoshme e studiuar mirë që do të sillte rezultat dhe impakt pozitiv në rajon. Po të ishte se integrimi rajonal do të ishte një strategji e strukturuar dhe e studiuar në mënyrë themelore, mundësitë kanë qenë të hapura gjatë gjithë kohës së tranzicionit me iniciativën e Berlinit, CEFTA-n, si dhe gjithë iniciativat e tjera rajonal ku roli drejtues dhe mbikëqyrës i BE-së përbënte një garanci shtesë.


Mini-Shengeni Ballkanik u shërben interesave politike të mbajtjes së pushtetit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia, që gjithmonë e më shumë po tregon se nuk ka një synim të shpejtë të integrohet në Perëndim, por ndihet komfort me një baraslargim midis Moskës dhe Brukselit, vazhdon të prodhojë iniciativa të dyshimta dhe vetëm në interes të saj. Marrëveshja me Unionin Euroaziatik, në një kohë kur BE është e qartë me qëndrimet për aleancat joevropiane, i shërben asaj për të treguar hapur këtë balancë, ashtu siç është shprehur se nuk do të jetë pjesë e arkitekturës mbrojtëse të Evropës dhe nuk do të bëhet pjesë e NATO-s. Ajo po rrit nga dita në ditë investimet ruse në energji, infrastrukturë dhe informacion, si dhe ka rritur dukshëm investimet ruse në vend. Ajo që u intereson serbëve është dominimi i Ballkanit Perëndimor si fuqia relativisht më e madhe dhe ekonomia më e zhvilluar dhe e strukturuar në rajon.

Në mungesë të arritjes së një zgjidhje për skenarin e ndryshimit të kufijve në marrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës, marrëveshje që do të siguronte precedentin për krijimin e Serbisë së Madhe, marrëveshja e mini-Shengenit është një skenar komplementar i shërbyer sipas parimeve të BE-së dhe i mbështetur nga interesat e pushtetit të liderëve rajonalë. Për të mos pranuar njohjen e Kosovës dhe sovranitetin e Republikës së saj, Serbia është përpjekur që mini-Shengenin ta bazojë në një kompromis me Tiranën, duke krijuar boshtin Beograd-Tiranë, ajo që për shumë vende ballkanike është quajtur Mbretëria e re Serbo-Shqiptare që nuk është gjë tjetër veçse një variant i ri i Jugosllavisë së re ku Kroacia dhe Sllovenia zëvendësohen nga Shqipëria.

Duke hequr dhe anashkaluar Kosovën, Serbët i japin Tiranës mundësinë të bëhet faktori kryesor i hapësirave shqiptare, e gjitha kjo si një kompensim për bujarinë e Tiranës për të mos insistuar që në fillim që nuk ka Shengen Ballkanik pa Republikën e Kosovës.

Ky naivitet i Tiranës më së paku tregon sesa e panxënë është në politikën e jashtme, tashmë e personalizuar nga kryeministri Rama. Për Kryeministrin Zaev, i cili përballoi në mënyrë të vazhdueshme presionin e faktorit serb dhe shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është një mundësi më shumë për të vazhduar qeverisjen pas zgjedhjeve në pranverën e ardhshme. Kjo iniciativë ballkanike është parë në heshtje pozitivisht nga vendet e BE-së për vetë faktin e mosdhënies më shumë për integrimin e mëtejshëm të tyre.

Për Gjermaninë ky është një kompromis për të fituar kohë në debatin për zgjerimin e BE-së me Francën, duke e ditur që kjo iniciativë mund të jetë problematike më vonë nga mundësia e shtrirjes së influencës së fuqive joevropiane në këtë rajon. Për Francën kjo mund të jetë një ‘leverage’, për Serbinë dhe një mundësi për të negociuar dhe gjetur zgjidhje në marrëveshjen Serbi-Kosovë dhe pse jo në politikën e saj të ardhshme me Rusinë. Për Shtetet e Bashkuara çdo iniciativë bashkëpunimi është një hap pozitiv, por kanë thënë qartë me përfaqësuesin e tyre Ambasadorin Grenell se pa Kosovën kjo iniciativë do të jetë e cunguar ose e pamundur. Kanë thënë atë që Shqipëria duhet ta kishte kryefjalë. Për shumë institucione amerikane politikat e sotme të Serbisë po përafrojnë vendin me një satelit të politikave ruse në Ballkan, prandaj interesat e tyre dhe ato perëndimore në Ballkan duhen mbrojtur me Kosovën, investimin e tyre ne Ballkan.

Kjo që po ndodh krijon një hapësirë për kompeticionin e fuqive të mëdha sot në botë në këtë rajon, ku interesat e politikanëve protagonistë të Ballkanit kanë hapur derën e një skenari të dyshimtë, kur këta të fundit nuk ishin të zotët të ndërtonin shtetin ligjor, të luftonin korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ta bënin rajonin pjesë të Evropës së Bashkuar. Presidenti Vuçiq, në konferencën për shtyp në Tiranë, theksoi se: “Ballkani nuk duhet të mbetet pjesë e dëshirave të fuqive të mëdha, duke nënkuptuar BE-në”.

Por, iniciativa, në thelb, përveçse ka synim të rrisë dominimin serb, do të rrisë prezencën në rajon të Rusisë, Kinës dhe Turqisë. Këto të fundit, në krahasim me vendet perëndimore, janë regjime joliberale autoritare pa respekt për liritë dhe parimet demokratike që u japin shpresë dhe frymëzim autokratëve ballkanikë të kenë pushtet të pakufizuar.

Në trend

Më shumë
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
Kalo në kategori