LAJMI I FUNDIT:

“Mini” Honda zhvillon 400 kuaj/fuqi

“Mini” Honda zhvillon 400 kuaj/fuqi

Honda Brio është një model i destinuar për tregun e Azisë Juglindore, është më i vogël se Fit/Jazz, por kjo nuk e ka penguar pronarin që ta kthejë në një veturë seriozisht të fuqishme.

Brio është një veturë “e mirë” për t’u drejtuar, duket sportive dhe ka fuqi të mjaftueshme për të turpëruar automjetet  më të mëdha.


Është një model i gjeneratës së parë në pronësi të malajzianit Jonathan Jameson, i fuqizuar nga një motor 1.5 litërsh me katër cilindra nga modeli Fit/Jazz, i cili është më i madh se njësia standarde 1.2 litra.

Motori është modifikuar ndjeshëm, dhe me ndihmën e një turbocharger zhvillon 400 kuaj/fuqi. Fuqia dërgohet në rrotat e përparme, dhe motori i lartpërmendur lidhet me një kuti ingranazhi me pesë shpejtësi dhe diferencial me rrëshqitje të kufizuar, si dhe një tufë të dyfishtë.

Vetura ka ngjyrë të gjelbër, trupi përfshin parafango të gjerë përpara dhe të mbrapa ndërsa ka edhe një parakolp sportiv.

Brio ka ende katër dyer, por ulëset e pasme janë hequr për të lënë vend për një kafaz rrotullues. Vetura peshon vetëm 950 kg. /Telegrafi/