Minatorët paralajmërojnë greva dhe protesta nëse Trepça bëhet temë dialogu me Serbinë
Minatorët e minierës Trepça në Stantërg kanë paralajmëruar eskalim të situatës nëse në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohen bisedime për Trepçën.
Ata kanë tërhequr vërejtjen qeveritarëve që të kenë kujdes që Trepça të mos përfshihet assesi si temë e këtij dialogu, në të kundërtën paralajmëruan greva dhe protesta.
Gani Osmani, kryetar i sindikatës së punëtorëve të Trepçës në Stantërg, ka bërë të ditur për KosovaPress, se minatorët janë të shqetësuar tejmase rreth disa zërave se Trepça mund të jetë temë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, pakënaqësia mund të nxjerr situatën nga kontrolli dhe t’i detyrojë minatorët të hynë në grevë dhe protesta, andaj ka apeluar tek qeveritarët të kenë kujdes çka po nënshkruajnë.
“Le të kenë kujdes që Trepça mos të jetë temë e dialogut me Serbinë, sepse Trepça është e vet minatorëve dhe pasuri që na ka falë Zoti neve në tokën tonë. Ne s’kemi as det, as tokë pjellore, as ndonjë pasuri tjetër, do të thotë ne kemi veç Trepçën… Minatorët ndjejnë njëfarë pakënaqësie me këto bisedime dhe prej kësaj pakënaqësie janë në gjendje me hy ndoshta edhe në greva dhe protesta. Ne po e paralajmërojmë qeverinë që ne të ketë kujdes… Çka po nënshkruajnë ne të kenë kujdes sepse pakënaqësia mundet me nxjerr situatën nga kontrolli”, ka thënë Osmani.
Qazim Hyseni, minator, tha se nëse çështja e Trepçës diskutohet me Serbinë, atëherë minatorët do të hyjnë në grevë dhe do të protestojnë njëjtë sikurse vitet e 90-ta.
“Nëse qeveria jonë bënë bisedime për Trepçën ne do të hymë në grevë ose do të marrim masa sikur në vitet e 90 që kemi shkuar në Prishtinë, do të shkojmë prapë nëse është nevoja”, theksoi Hyseni.
Edhe Isa Beqiri, minator për më shumë se 40 vjet, ka potencuar shkuarjen këmbë në Prishtinë të minatorëve dhe mbarë popullatës, nëse Trepça bëhet temë e këtyre bisedimeve.
“Nëse bëhen bisedimet me Serbinë për Trepçën, ne jemi të njëjtit e vitit 1989 dhe do ta ftojmë tërë popullin me shkua në Prishtinë. Ai që bisedon për Trepçën dhe asociacionin e komunave, nuk ka vend në Kosovë”, tha për KosovaPress Beqiri. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare