LAJMI I FUNDIT:

Minatorët në grevë: Duam ushqim, si të bordit (Video)

Minatorët në grevë: Duam ushqim, si të bordit (Video)
Foto nga arkivi

Minatorët e minierës së Stantërgut kanë hyrë në grevë duke mos e mbajtur ndërrimin për shkak të cilësisë së dobët të ushqimit që, sipas tyre, është servuar kohëve të fundit.

“Prom kena qenë në ndërrimin e tretë. Kena ardhë në restorant, nuk kena pasë qa me marrë. Kena pas vetëm një peshk dhe ai nuk ka qenë cilësor”, ka thënë një mintator.


Sipas tij, ka tre ditë që punëtorët nuk kanë marrë as qumësht.

“Ne jemi për punë, veç duam ushqim qysh e ka FSK-ja, Policia, qysh e ka bordi e poshtë. Kurgjo ma tepër nuk po lypim na, veç qysh e ka bordi”, ka thënë ky minator.

Sipas kuzhinierit, ushqimi nuk mungon sepse ka shumë lloje, por e ka pranuar se ka munguar qumështi.

Ushqimi cilësor nuk është kërkesa e tyre e vetme. Ata kërkojnë të zbatohet Ligji i Punës dhe Kontrata Kolektive, bashkë me sistematizimin e vendeve të punës. /Klan Kosova/