LAJMI I FUNDIT:

Minatorët e Trepçës me protesta kërkojnë të drejtat e tyre

Minatorët e Trepçës me protesta kërkojnë të drejtat e tyre

Qindra punëtorë të “Trepçës” janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës ku janë duke protestuar për t’iu njohur të drejtat e tyre.

Me thirrjet “Trepça është e jona”, “Jetën e japim Trepçën se japim”, ata po kërkojnë që të takohen me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.


Kërkesat e tyre janë njohja e pensionit 70 për qind e pagës, mosha 50-55 vjet, Ligji për invalidët e punës, stazhi i përfituar, sigurimi shëndetësor në punë, njohja e stazhit 89-99 si dhe pensioni familjar.

Shyqyri Sadiku, kryetar i Sindikatës së minatorëve të Trepçës, tha kjo protestë një orëshe është paralajmëruese dhe se ne rast se institucionet nuk marrin parasysh kërkesat e tyre atëherë do të hyjnë në greve dhe ne protesta të cilat nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Me thirrjet “Marre, marre”, ata ende janë duke protestuar para objektit të Kuvendit. /KP /Telegrafi/