LAJMI I FUNDIT:

Minatorët e Trepçës paralajmërojnë protestë para zyrave të BE-së në Prishtinë

Minatorët e Trepçës paralajmërojnë protestë para zyrave të BE-së në Prishtinë

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “Trepçës” nëpërmes një komunikate ka apeluar te zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ta tërheqë deklaratën e saj, sipas së cilës “Trepça” duhet të jetë temë diskutimi në Bruksel, përndryshe minatorët do të protestojnë para zyrave të BE-së në Prishtinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Deklarata e Maja Kocijançiqit, zëdhënëse e Komisionit Evropian, se “Trepça” duhet të jetë temë diskutimi në bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel ka pezmatuar tej mase minatorët e “Trepçës”, të cilët kanë paralajmëruar edhe një protestë para zyrave të BE-së në Prishtinë.


Syla: Statuti i ri e bashkon Trepçën (Video)
Lexo po ashtu Syla: Statuti i ri e bashkon Trepçën (Video)

Sindikalistët e “Trepçës” kanë vlerësuar se diskutimi për “Trepçën” e cenon direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës, si dhe sipas tyre “Trepça” është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës.

Kocijançiq: Çështja e Trepçës duhet të zgjidhet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Kocijançiq: Çështja e Trepçës duhet të zgjidhet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Shyqyri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Trepçës”, ka thënë se Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” kundërshton dhe i kundërvihet ashpër deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, e cila ka deklaruar se “Trepça” do të jetë temë diskutimi në dialogun në Bruksel. /Zëri/Telegrafi/