LAJMI I FUNDIT:

Minatorët e kombinatit ‘Trepça’ ndërpresin grevën

Minatorët e kombinatit ‘Trepça’ ndërpresin grevën

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë ndërprerë grevën e nisur për shkak të pakënaqësive së tyre lidhur me pagat dhe kushteve e punës.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, i cili ka thënë se pas negociatave nga të gjitha palët në ndërmarrje, puna në minierën e Stantërgut, pas një ndërprerje dy ditore ka rifilluar.


Sipas tij, pagat për muajin tetor, si dhe pjesa e mbetur e dy muajve paraprak do të ekzekutohen shumë shpejtë, pas liferimit të sasisë së grumbulluar të koncentratit të plumbit dhe zinkut.

“Pas negociatave nga të gjitha palët në ndërmarrjen ‘Trepça’: Bordi, Menaxhmenti, Sindikata si dhe punëtorët e ndërmarrjes ‘Trepça’, puna në minierën e Stantërgut pas një ndërprerje dy ditore ka rifilluar”, ka njoftuar Syla.

Minatorët e kombinatit 'Trepça' hyjnë në ditën e dytë të grevës
Lexo po ashtu Minatorët e kombinatit 'Trepça' hyjnë në ditën e dytë të grevës

Njoftimi i plotë i Sylës

Rifillon puna në ndërmarrjen Trepça!

Pas negociatave nga të gjitha palët në ndërmarrjen Trepça; Bordi, Menaxhmenti, Sindikata si dhe punëtorët e ndërmarrjes Trepça, puna në minierën e Stantërgut pas një ndërprerje dy ditore ka rifilluar.

Kohëve të fundit, Trepça është duke u përballur me gjendje jo të mirë financiare. Në mungesë të prodhimit kemi pasur edhe jo likuiditet financiar, prandaj ka pasur edhe vonesa në ekzekutimin e pagave si dhe obligimeve tjera. Ndërmarrja Trepça është ndërmarrje prodhuese, prandaj edhe gjithë funksionimi i saj varet nga nxjerrja, përpunimi dhe prodhimi i koncentratit.

Pagat për muajin tetor si dhe pjesa e mbetur e dy muajve paraprak do të ekzekutohen shumë shpejtë, pas liferimit të sasisë së grumbulluar së koncentratit të plumbit dhe zinkut.

Rregullimi i cilësisë së ushqimit si dhe kushtet tjera të punës për punëtorët në minierë janë në përfundim e sipër.

Tremujori i fundit ka qenë shpresëdhënës duke treguar trend të rritjes së prodhimit prandaj Trepçës i është kthyer shpresa sado e vogël për një stabilitet financiar. Prandaj, çdo grevë eventuale vetëm se do të pengonte zhvillimin e mëtutjeshëm të ndërmarrjes.

Falenderojmë gjithë punëtorë e Trepçës për mirëkuptimin e tyre si dhe kontributin e dhënë ndër vite në zhvillimin e ndërmarrjes Trepça.

Me Fat! /Telegrafi/