LAJMI I FUNDIT:

Minatorët e kombinatit ‘Trepça’ hyjnë në grevë, kërcënojnë me ndalje të prodhimit

Minatorët e kombinatit ‘Trepça’ hyjnë në grevë, kërcënojnë me ndalje të prodhimit

Rreth 300 punëtorë të minierës së kombinatit “Trepça” në Stantërg, nga e premtja kanë ndërprerë punën, në kërkim të pagave.

Ata po kërkojnë edhe shkarkimin e menaxherit të përgjithshëm, që përbën dy kërkesat e tyre kryesore të cilat i kanë shtyrë në grevë.


Kryetari i Sindikatës së punëtorive të Trepçës, Gani Osmani, ka bërë të ditur për KosovaPress se prej të premtes është ndërprerë puna, por nuk janë tubuar për shkak të situatës me pandeminë.

Sipas tij, punëtorët janë të vendosur që të zgjidhet ky problem, ndryshe do të dalin në rrugë për të protestuar para qeverisë.

Ai shton se kërkesa për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv, ka ardhur si kërkesë shtesë, pasi ky i fundit nuk i është përgjigjur ftesës për sqarime.

“Është premtuar që të premten kanë me u bë rrogat, jo për shkak të festës të martën, nuk janë bërë as të martën, as sot…Çdo muaj kemi telashe, le që e qesim planin, por kemi telashe me pagat…Punëtorët kanë vendos dhe kanë marrë vendim që sot të zgjidhet problemi i pagave, ndryshe do të dalin në rrugë që të shkojnë në Bord, ose para qeverisë… Kërkesa kryesore ka qenë njëherë paga, e kanë thirr kryeshefin të vijë para punëtorëve për të dhënë sqarim, por nuk ka ardhur, atëherë ka lind edhe kërkesa tjetër për shkarkimin e kryeshefit”, ka thënë Osmani.

Mahit Emini, minator, duke hedhur fajin për pagat te menaxhmenti, tha se nëse ky problem nuk zgjidhet sot, atëherë nuk do të ketë më prodhim.

“Konkretisht kohëve të fundit na ka ardhur gjithçka deri në fyt. Jemi të detyruar që për çdo muaj ta nxjerrim djersën tonë me dhunë. Faji është te menaxhmenti. Ja kemi m e zgjidhë këtë muaj çështjen e kësaj page ose asnjë punëtorë asnjë gram prodhim më s’ka me dhënë për këtë menaxhment”, tha Emini.

Ndërkaq, Shyqyri Sadiku, anëtar i Bordit të Trepçës, ka apeluar te qeveria dhe menaxhmenti që t’iu dalin në ndihmë minatorëve.

“Unë bëj apel dhe kërkoj nga menaxhmenti, por edhe nga qeveria që t’iu dalin në këtë situatë të minatorëve në përkrahje që këta t’i sigurojnë pagat dhe t’i kthehen punës”, u shpreh Syla.

Në anën tjetër, kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Basri Ibrahimi, sqaroi se situata e re e krijuar në berëzën botërore me çmimet e metaleve dhe përpunimit të tyre, ka shkaktuar probleme të mëdha që ka reflektuar gjithandej.

Ai ka pranuar se minatorët kanë nxjerr prodhim rekord gjatë muajit mars, por përkundër kësaj, nga prodhimi kanë arritur të përfitojnë nën 600 mijë euro, të cilat siç u shpreh ai, nuk mjaftojnë, pasi shuma e nevojshme për paga neto të punëtorëve është rreth 900 mijë euro.

Ibrahimi ka potencuar se është angazhuar maksimalisht për ta zhvilluar “Trepça”-në dhe se është takuar shumë herë me punëtorët të cilëve ka provuar t’ua sqarojë gjendjen reale, andaj thotë se nuk e kupton kërkesën për shkarkim.

Ai shprehet i sigurt se gjatë ditës së sotme qeveria do t’i lëshojë subvencionet dhe do të paguhen pagat.

“Shumat të cilat nevojiten vetëm për paga neto janë diku rreth 900 mijë euro, ndërsa ne kemi përfituar nga shitja nën 600 mijë euro. Kështu që nga prodhimi jonë realisht ne nuk kemi mjete të mjaftueshme për paga, për shkak të çmimeve që e kanë goditur tregun botëror të metaleve. Minatorët është e vërtetë që kanë punuar dhe kanë nxjerrë një prodhim rekord në mars. Ne presim që tash, faktikisht brenda kësaj ore që të lëshohen subvencionet nga qeveria, si dhe me shumën që ne e kemi shitur, të paguhen pagat. Jam i sigurt që pagat sot do të paguhen. Unë shumë herë kam kontaktuar me minatorët, kam provuar me ju shpjegua cila është gjendja. Dorëheqja është çështje të cilën nuk e di pse e kërkojnë, sepse unë kam bërë maksimumin për të ndryshuar dhe zhvilluar Trepçën, mirëpo unë nuk jam asgjë tjetër përveçse një, dhe nuk mundem që në këtë kohë të Coronavirusit t’i diktojë çmimet e tregut botërorë të metaleve”, sqaroi Ibrahimi. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Kalo në kategori