LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Kusari tregon se pse presidenti Thaçi s’do t’ia dorëzojë ekipit negociator dokumentet e dialogut

Mimoza Kusari tregon se pse presidenti Thaçi s’do t’ia dorëzojë ekipit negociator dokumentet e dialogut
Foto: Arkiv

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza-Kusari Lila, ka thënë se Hashim Thaçi nuk do t’ua dorëzojë Fatmir Limajt e Shpend Ahmetit dokumentacionet e dialogut, pasi aty shihet se ai ka kryer tradhti kombëtare duke folur për ndryshim të kufijve.

Sipas Kusari-Lilës nëse i dorëzon ato dokumente ku shihet pazari me kufijtë, Thaçi duhet ta lëshojë zyrën e presidentit.


“Nuk do ta dorëzoj [dokumentacionin], sepse presidenti e di se nëse e dorëzon materialin ku ka folë për ndryshim të kufijve, ai duhet ta lëshoj zyrën e presidentit të Kosovës. Ai ka bë shkelje të kodit penal dhe tradhti kombëtare se flet për ndryshim të territorit”, ka thënë kryetarja e Alternativës në emisionin FRONTAL të T7.

Ajo thotë se çështja e ndryshimit të kufijve Kosovës-Serbi është diskutuar shumë gjatë dhe shumë seriozisht.

“Po duket se kanë diskutuar shumë gjatë e seriozisht këtë punë. Nuk është diskutuar kjo çështje në kafe. Këtu ka pasur dokumente, harta e diskutime për territor. Nuk do t’i bëjë publike që ka qenë pjesë e tyre”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë sa i përket vazhdimit të dialogut dhe ekipit të unitetit, ajo thotë se Thaçi i sheh ata si asistencë.

“Asgjë spo zhvillohet. As pala serbe as kosovare spo marrin pjesë në dialog. E ki një ekip negocaitor me dy bashkëudhëheqëse të cilët thonë se e kanë gjithçka në dorë dhe se e kontrollojnë Thaçin. Dhe e ke një president, i cili këtë ekip e sheh si asistencë për të”, ka përfunduar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori