Milot Rashica ia siguron fitoren Besiktasit në duelin ndaj Rizesporit

Milot Rashica ishte protagonisti kryesor në fitoren e Besiktasit të shtunën në mbrëmje, duke i dhënë ekipit të tij tre pikët e radhës në Superligën e Turqisë.
Besiktasi mposhti Rizesporin me rezultat 1-0 në stadiumin e tij, në kuadër të javës së 17-të, duke shënuar fitoren e parë pas dy barazimeve rresht.
Sulmuesi i Kosovës shënoi golin vendimtar në minutën e 64-të, duke realizuar një përfundim të bukur pas një aksioni të mirë nga krahët.
Ky ishte goli i parë i Rashicës në këtë kampionat, pas dy asistimeve të mëparshme.
⚫⚪ Milot Rashica'nın, Beşiktaş'a galibiyeti getiren golü!#BJKvÇRS #beINSPORTS pic.twitter.com/DvjBuyyWIH
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) December 20, 2025
Nga ana tjetër, te Rizespori, mesfushori Qazim Laçi luajti për gjithë ndeshjen, ndërsa Altin Zeqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të. Megjithatë, skuadra e tij nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Me këtë fitore, Besiktasi grumbullon 29 pikë dhe ngjitet në vendin e pestë të renditjes, ndërsa Rizespori mbetet në vendin e 11-të me 18 pikë.
Milot Rashica, i cili vazhdon të tregojë formë të mirë këtë sezon, pritet të jetë një element kyç për Beshiktashin në vazhdim të kampionatit./Telegrafi/


















































