LAJMI I FUNDIT:

Milorad Dodik i përgjigjet Duda Baljes: Nuk do të lejojmë hapjen e Zyrës së Kosovës në Bosnje

Milorad Dodik i përgjigjet Duda Baljes: Nuk do të lejojmë hapjen e Zyrës së Kosovës në Bosnje

Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës, i ka dërguar një kërkesë Presidencës së Bosnje-Hercegovinës që të hapet Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Sarajevë.

Përfaqësuesi i Republikës Serbe dhe anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, ka pohuar se kjo nuk do të ndodh dhe se nuk do të hapest zyra e Kosovës në Sarajevë, raporton rts.


“Kjo kërkesë nuk arriti te unë dhe nëse arrin në Presidencë, sigurisht që nuk do të ndodhë. Ne nuk do të hapim asnjë zyrë. Bosnja nuk e njeh Kosovën dhe vendimi i fundit i Presidencës e tregoi atë”, tha Dodik, transmeton Telegrafi.

Duda Balje: Kosova ka pranuar hapjen e një Zyreje ndërlidhëse në Sarajevë, po presim një përgjigje nga Bosnja dhe Hercegovina
Lexo po ashtu Duda Balje: Kosova ka pranuar hapjen e një Zyreje ndërlidhëse në Sarajevë, po presim një përgjigje nga Bosnja dhe Hercegovina

Kujtojmë se deputetja në kërkesën e saj kishte thënë se ajo nuk është njohje e Kosovës, por lehtësim për lëvizjen e qytetarëve.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën politike dhe marrëdhëniet midis Bosnjës dhe Kosovës, dhe pasojat politike që kanë lindur si rezultat i kësaj, por ne kërkojmë të drejtat themelore të njeriut për lirinë e lëvizjes, të cilat do të jenë qëllimi themelor i kësaj Zyre, si dhe zgjidhja e problemeve të përditshme të qytetarëve”, pohoi ajo.

“Ne do të vazhdojmë të jemi këmbëngulës në arritjen e këtij qëllimi. Ne do t’iu drejtohemi të gjitha institucioneve ndërkombëtare deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, të gjitha me qëllim që mos t’i politizojmë këto çështje teknike pa ndonjë arsye”, pohoi Balje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Kalo në kategori