Millie Bobby Brown dhe Sadie Sink shkëlqejnë në premierën e Stranger Things mes thashethemeve për tensione në kast

Millie Bobby Brown dhe Sadie Sink tërhoqën gjithë vëmendjen në premierën londineze të sezonit të pestë të Stranger Things.
Millie, 21 vjeçe, u shfaq mahnitëse me një fustan korse mëndafshi të frymëzuar nga të brendshmet, i kombinuar me një minifund të zi dhe një bisht tyl elegant.
Ndërsa Sadie Sink, 23 vjeçe, zgjodhi një fustan saten ngjyrë të verdhë të zbehtë, me një prerje delikate në bel dhe detaje me gurë të çmuar, shkruan DailyMail.

Në tapetin e kuq u shfaqën edhe Noah Schnapp, Gaten Matarazzo dhe Finn Wolfhard, ndërsa mungesa e dukshme ishte ajo e David Harbour.
Largimi i tij nga eventi vjen mes raportimeve se Millie ka ngritur një padi për ngacmim dhe bullizëm kundër aktorit, pretendime që mediet i kanë ndezur së fundmi, ndonëse as Netflix dhe as aktorët nuk kanë dhënë deklarata të plota publike.

Harbour, i njohur për rolin e Jim Hopper, aktualisht ndodhet në New Jersey për xhirimet e filmit të tij të ri, ndërkohë që burime për Daily Mail pretendojnë se një hetim i brendshëm ka zgjatur me muaj.
Premiera u mbajt vetëm pak ditë para lançimit të sezonit final, që do të publikohet në Netflix më 26 nëntor.
Platforma ka publikuar pesë minutat e para të episodit të ri, ku një rikthim dramatik te e shkuara e Will Byers la fansat të emocionuar dhe të etur për më shumë. /Telegrafi/
















































