Militantët kanë sulmuar një pikë të kontrollit në provincën afgane të Kandaharit, duke vrarë shtatë roje kufitare, thanë zyrtarët.

Katër të tjerë po ashtu janë plagosur gjatë sulmit në qarkun Spin Bolduk, tha një zëdhënës i guvernatorit provincial.

Në përleshjen e armatosur që ndodhi më 4 janar, 16 kryengritës janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur, tha zëdhënësi Ahmad Azizi.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Sulmi në Kandahar vjen në kohën kur talibanët pothuajse çdo ditë kryejnë sulme ndaj forcave afgane të sigurisë.

Dhuna në Afganistan ka shënuar rritje me gjithë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të negociojnë dhënien fund të luftën 17-vjeçare në këtë vend.