LAJMI I FUNDIT:

​Miliona euro për kurim në Turqi, nga Shqipëria janë nisur 270 avionë

​Miliona euro për kurim në Turqi, nga Shqipëria janë nisur 270 avionë

“Trajtimi për kurimin e virusit Covid-19 po u kushton shumë para shqiptarëve. Të pasurit po zgjedhin të luftojnë infeksionin në vendet fqinje duke u larguar me chartera të dedikuar, fatura që kapërcejnë mijëra euro.”

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Aviacionit Civil që prej fillimit të pandemisë e deri më tani kanë udhëtuar 270 chartera të dedikuar për arsye mjekësore.


Turqia duket se është vendi që po zgjedhin të pasurit shqiptarë për t’u trajtuar, teksa më pak pacientë po i drejtohen vendeve të tjera si Italia apo Austria.

Por, sa kushton i kushton një pacienti të prekur me coronavirus trajtimi në spitalet e Turqisë?

Sipas të dhënave të klinikave private që bëjnë të mundur dërgime të pacientëve në Turqi, informacione që mund t’i vihen në dispozicion çdo qytetari por edhe nga pacientë të trajtuar në këtë shtet kostoja totale kapërcejnë mijëra euro.

Më konkretisht, kur pacienti nuk është i intubuar duhet të paguajë 12 deri 14 mijë euro vetëm për charterin e dedikuar dhe nata për raste të tilla arrin në 1500 euro.

Në total për 14 ditë, që përkon me kohëzgjatjen e trajtimit të Covid-19 fatura arrin në 35 mijë euro, pa llogaritur këtu koston e kthimit të pacientit në Shqipëri, që mund të kryhet përmes një avioni normal apo sërish me charter, raporton tch.

Fatura rritet më tej për pacientët që janë në intubim, pasi një natë qëndrimi në një spital në Turqi sipas të dhënave të klinikave kushton 2000 euro nata. Së bashku me charterin atij do t’i duhet të paguajë në total 42 mijë euro, pa koston e kthimit dhe dërgesën deri në aeroportin e Rinasit. Kjo e fundit sipas pacientëve që kanë ndjekur këtë itinerar arrin në 800 euro.

Por, krahas charterave të dedikuar, edhe pse në raste më të rralla po përdoren edhe ambulancat tokësore, me kosto më të ulëta.

Kështu, sipas të dhënave të spitaleve që operojnë në shtetin turk, pacientët që nisen nga Shqipëria në rrugë tokësore paguajnë 2500 euro vetëm për ambulancën, ndërsa një natë qëndrimi përllogaritet në 750 euro.

Duke marrë parasysh faktin që paketat e ofruara nga spitalet e kontaktuara janë 15 ditore, pacientët duhet të paguajnë së bashku me transportin 13 750 euro për trajtimin e plotë të coronavirusit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori