Në fundjavën që lamë pas, Justin Bieber organizoi një ndejë, në të cilën ishin pjesëmarrës shumë njerëz të suksesshëm dhe të famshëm.

Ndër të pranishmit ishte edhe miliarderi Jeff Bezos dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez.


Gjatë gjithë kohës, çifti nuk i ndaheshin njëri-tjetrit, ndërkohë që kishin shkëmbyer puthje dhe përkëdhelje, ndërsa në ndejë i pranishëm ishte edhe ish- i dashuri i Lauren, lojtari i NFL, Tony Gonzalez.

jeff1 (Foto: BackGrid)

52-vjeçarja kishte shkëlqyer me fustan të bardhë që ia theksonte figurën trupore, derisa çifti dukej i lumtur gjatë gjithë kohës.

lauren3 (Foto: Backgrid)

Në ndejën hollivudiane morën pjesë rreth 1.500 të pranishëm, në mesin e të cilëve ishin, edhe Kendall Janner, Khloe Kardashian, Shawn Mendes, Leonardo DiCaprio e të tjerë.

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez janë në lidhje qe tri vite, pasi në vitin 2019, miliarderi u nda nga bashkëshortja MacKenzie Scott. /Telegrafi/