LAJMI I FUNDIT:

Milenko Nedellkovski kërcënon Ambasadën amerikane në Shkup

Milenko Nedellkovski kërcënon Ambasadën amerikane në Shkup

Milenko Nedellkovski, i njohur për qëndrimet e tij raciste dhe ksenofobe, e sidomos për urrejtjen ndaj shqiptarve, ka bërë një postim që tingëllon kërcënues ndaj ambasadës amerikane, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në faqen e tij në Facebook, Nedellkovski deklaron se ambasadori amerikan shpëtoi herën e parë kur u dogj ambasada, ndërkaq nuk ka shpëtim për ambasadorin amerikan, kur të digjet sërish ambasada. Kërcënimin e tij e shoqëron me një këngë patriotike.


Përndryshe Nedellkovski njihet me deklaratën “Shqiptarët, romët dhe homoseksualët i shumëzoj me zero”/Telegrafi/